Një skandal është shënuar para konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe atij të Kosovës Albin Kurtit.
Një video e cila është bërë virale, tregon se organizatorët maqedonas kishin ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, në sallën ku do të mbahej konferenca për shtyp mes dy liderëve, në Shkup.
Shumë qytetarë e kanë komentuar si provokim nga pala maqedonase, veprim i cili pason incidentin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.
Komento