Shkupi: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës është një akt i rëndë destabilizues

24 Shtator 2023, 15:35| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 15:36

  • Share

1695562528_kjewd.jpg

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan, duke e cilësuar këtë akt si një “përpjekje për të nxitur konfliktin me pasoja mbi paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se ata që e kanë kryer këtë sulm duhet të arrestohen dhe të vendosen para përgjegjësisë, duke vendosur ligjin në vend në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.

“Të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese në veri të Kosovës ndaj policisë dhe shtetit por edhe të rajonit. Sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë", tha Grubi.

Po ashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe vrasjen e policit në detyrë.

“Dënoj fuqishëm vrasjen e policit në detyrë në veri të Republikës së Kosovës…stabiliteti dhe siguria e Kosovës nuk do të cenohet nga aktet e dhunës. Siguria e qytetarëve është e para”, tha Osmani.

Kanë reaguar edhe partitë opozitare shqiptare duke cilësuar sulmin si “akt të provokuar nga Serbia”.


Lajmi kryesor:

Vrasja e policit në veri të Kosovës, SHBA e BE, KFOR e EULEX dënojnë sulmin: Të ndalen menjëherë! Ambasadorët e QUINT-it në zyrën e Kurtit


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?