Ambasadori Shkurov për Report Tv: Po diskutojmë me Shqipërinë për prodhimin e municioneve për Ukrainën! Na duhen më shumë armë

6 Mars, 17:08| Përditesimi: 7 Mars, 00:46

  • Share

Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur lidhur me vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Tiranë dhe për kërkesën që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të prodhojnë municione për t’i ardhur në ndihmë Kievit.

Shkurov e cilësoi vizitën e Zelenskyt në Tiranë si tepër të mirëorganizuar, duke e vlerësuar si arritje nënshkrimin e deklaratës së përbashkët nga liderët e vendeve të Europës Juglindore.

“Ishte vizita e parë e këtij niveli. Vizita shkoi mirë. Për këtë flasin dhe shkruajnë të gjithë si në Shqipëri, Ukrainë, por edhe në vendet e tjera. U zhvilluan bisedime dypalëshe me Presidentin Zelensky dhe kryeministrin Edi Rama, qoftë me formatin tet a tet por edhe në kuadër të delegacioneve. U nënshkrua marrëveshja bazë për miqësi dhe bashkëpunim. U mbajt Samiti në Tiranë dhe u zhvillua shumë mirë. Pjesëmarrësit miratuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Ukrainës. Dhe vlerësimet që kemi marrë kanë qenë shumë pozitive”- tha Shkurov.

Sa i takon mundësisë që Shqipëria të prodhojë fishekë dhe municione për Ukrainën, ambasadori tha se duhet bërë një punë tejet profesionale për këtë por nënvizoi se më së pari duhet të ketë parapërgatitje para se të bëhet hapi i parë për nisjen e prodhimit të municionit.

“Ukraina bën apelin ndaj partnerëve ndërkombëtarë me të cilët ka dakordësi paraprake dhe kryesisht është furnizimi i Ukrainës me armë pa vonesa gjë që në mënyrë objektive mund të vështirësojë rezistencën ndaj agresorit rus. Sot Ukraina ka 500 ndërmarrje mbrojtëse, kemi kontrata me prodhuesit kryesorë të armëve të dronëve me Gjermaninë, Turqinë, por Ukraina vazhdon këtë dialog me partnerët tanë, këtu duke përfshirë edhe Shqipërinë. Është një çështje interesante dhe me perspektivë, por siç e kuptoni nevojitet punë profesionale, është e nevojshme që gjithçka të përpunohet para se të bëhet hapi i radhës”- shtoi ambasadori.

Sipas tij, nëse Rusia nuk ndalet në Ukrainë, atëherë lufta mund të përhapet edhe në vende të tjera të Evropës dhe shtoi se për këtë arsye shtetet perëndimore po bëhen bashkë për të ndihmuar ukrainasit në rezistencë kundër pushtimit rus. Ndërsa tha se Ukraina vlerëson rolin e Shqipërisë dhe se ka marrë garanci se Tirana zyrtare do të jetë në samitin e Zvricës ku pritet të prezantohet formula e plotë e Zelenskyt për arritjen e paqes në Ukrainë. 

Intervista e plotë e ambasadorit Ukrainas për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv:

Arbër Hitaj: Ambasador Shkurov faleminderit shumë që e pranuat këtë intervistë për Report Tv dhe Studio Live. Dua të ndalem te vizita e z.Zelensky dhe ajo që ka ardhur më pas. Si kanë qenë reagimet?

Ambasador Shkurov: Ishte vizita e parë e këtij niveli. Vizita shkoi mirë. Për këtë flasin dhe shkruajnë të gjithë si në Shqipëri, Ukrainë, por edhe në vendet e tjera. U zhvilluan bisedime dypalëshe me Presidentin Zelensky dhe kryeministrin Edi Rama, qoftë me formatin tet a tet por edhe në kuadër të delegacioneve. U nënshkrua marrëveshja bazë për miqësi dhe bashkëpunim. U mbajt Samiti në Tiranë dhe u zhvillua shumë mirë. Pjesëmarrësit miratuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Ukrainës. Dhe vlerësimet që kemi marrë kanë qenë shumë pozitive.

Arbër Hitaj: Çfarë nuk u pa nga kamerat?

Ambasador Shkurov: Mund të themi që çdo gjë ishte parë sepse gazetarët kanë punuar në mënyrë shumë aktive dhe me pyetje interesante gjatë konferencës për shtyp. Sigurisht përveç nivelit të Samitit, diskutimi midis presidentit dhe kryeministrit, u bënë takime edhe midis përfaqësuesve të ministrive të Jashtme, por mund t’ju them që në përgjithësi gjithchka shkoi mirë dhe me rezultate pozitive. Dhe sigurisht organizimi shumë i mirë sa i përket sigurisë.

Arbër Hitaj: Dua të kaloj tek një tjetër kërkesë që ka ardhur nga zoti Zelensky për prodhimin e municioneve në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit. Cilat janë kërkesat? Dhe mundet realisht Shqipëria që t’i vijë në ndihmë Ukrainës?

Ambasador Shkurov: Është një çështje shumë e rëndësishme për Ukrainën sepse lufta po vazhdon. Ukraina bën apelin ndaj partnerëve ndërkombëtarë me të cilët ka dakordësi paraprake dhe kryesisht është furnizimi i Ukrainës me armë pa vonesa gjë që në mënyrë objektive mund të vështirësojë rezistencën ndaj agresorit rus. Sot Ukraina ka 500 ndërmarrje mbrojtëse, kemi kontrata me prodhuesit kryesorë të armëve të dronëve me Gjermaninë, Turqinë, por Ukraina vazhdon këtë dialog me partnerët tanë, këtu duke përfshirë edhe Shqipërinë. Është një çështje interesante dhe me perspektivë, por siç e kuptoni nevojitet punë profesionale, është e nevojshme që gjithçka të përpunohet para se të bëhet hapi i radhës.

Arbër Hitaj: Si po ecën lufta? Ka lajme në mediat ndërkombëtare që flasin për një lloj tërheqje të Ukrainës, ka një lloj avancimi të ushtrisë ruse. Si është e vërteta?

Ambasador Shkurov: Situata në fushën e betejës duket e vështirë sepse ka disa elemente që forcat e armatosura janë tërhequr për të rimarrë pozicionet e goditjes. Në vende të tjera forcat e armatosura kanë kalur në sulm. Problemet në vijën e frontit për Rusinë kompensohen nga bombardime prej atyre ndaj qyteteve dhe civilëve. Flasim për të gjitha qytetet, jo vetëm për lindjen, por edhe për qendrën e Ukrainës e perëndimin. Ju me siguri dini se jo më larg se pardje ka qenë një sulm në Odessa, ndaj një banese, ku kanë humbur jetën 12 civilë, ku 5 ishin fëmijë të moshave të vogla. Sot u bombardua një qytetet, në Suma, janë plagosur 7 persona dhe një fëmijë. Po sot disa fshatra në qarkun e Donjetsk janë sulmuar. 26% e territorit ukrainas sot është okupim, 50% e territorit përgjatë dy viteve të luftës u çlirua nga forcat tona të armatosura. Mund t’ju them se situata është e vështirë, por nën kontroll.

Arbër Hitaj: Pse është e rëndësishme të ndalet Rusia në Ukrainë dhe të kthehet pas? Dhe çfarë nuk po kuptojnë liderët europianë? E shoh të shqetësuar presidentin Zelensky në deklaratat që ka bërë herëpashere...

Ambasador Shkurov: Ne në fakt shpesh e dëgjojmë nga kanalet televizive ruse se ata po luftojnë me perëndimin kolektiv. Gjithashtu kemi dëgjuar vazhdimisht kërcënimet nga kanalet propagandistike ruse ndaj vendeve balltike, Polonisë dhe vendeve të BE por dhe të gjithë botës së civiluar. Duhuet të bashkohen. Nëse lufta nuk do të ndalohet aty ku është duke u zhvilluar tani, është mjaft i mundshëm zgjerimi i Rusisë drejt vendeve të tjera. Pikërisht kjo arsye po i bën ndërkombëtarët sot që ta ndihmojnë Ukrainën dhe do të jenë me Ukrainën aq sa do të jetë e nevojshme.

Arbër Hitaj: Dua të kthehem sërish në Ballkan. Kemi një vend, Serbia, Vuçiç ka qenë i pranishëm në Samitin e Tiranës, që nuk po zbaton atë që kanë bërë një pjesë e mirë e vendeve të Europës Qendrore dhe Perëndimore me sanksionet. Dua një koment nga ana juaj?

Ambasador Shkurov: Nëse do të flasim për situatën me Serbinë duhet bazuar në faktin se Serbia ka marrë pjesë në Samitin e 28 shkurtit për Ukrainën në Tiranë. Serbia ka mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Dua të veçoj se përveç vendeve të tjera që kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët, është edhe Serbia. Në këtë deklaratë ka një klauzolë për mbështetjen e formulës së paqes për Ukrainën. Ka një klauzolë edhe për sjelljen para drejtësisë së personave përgjegjës për këtë agresion. Gjithashtu, ne e dimë që gjatë Samitit u zhvillua edhe një takim dypalësh mes presidentit Ukrainës dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kjo tregon se në aspektin e dhënies së ndihmës maksimale për luftën e saj, Serbia ka një pozicion të saj të përcaktuar dhe kjo është e rëndësishme, duke folur për Serbinë, për Samitin dhe perspektivën e marrëdhnieve tona.

Arbër Hitaj: Për publikun shqiptar ambasador, plani i paqes së propozuar nga presidenti Zelensky çfarë parashikon?

Ambasador Shkurov: Gjatë bisedimeve formula e paqes është diskutuar dhe Ukraina shpreson shumë dhe ka marrë garanci të ndryshme nga lidershipi i Shqipërisë se Shqipëria do të marrë pjesë në Samitin që do të zhvillohet për formulën, në Zvicër. Ukraina është në kontakte me palën shqiptare sa i përket pjesëmarrjes në disa klauzola konkrete të kësaj formule. Shqipëria është një pjesëmarrëse me fjalë të plotë në të gjitha përgatitjet dhe punën që po bën, për këtë është folur edhe nga lidershipi ynë.

Arbër Hitaj: Kam parë disa reagime pas vizitës së Zelensky që nuk u fol për Kosovën. Ka një qëndrim Ukraina në lidhje me njohjen ose jo të Kosovës?

Ambasador Shkurov: Ju them që për Ukrainën aktualisht më e rëndësishme është të dalim nga zjarri i luftës. Ukraina vlerëson ndihmën që Kosova i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Ukrainës. Ukraina deklaron respektin ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe kufijve ekzistues ndërkombëtarë. Kjo tregon që çështjet politike të njohjes apo mosnjohjes së Kosovës nuk është i momentit sot. Lufta po vazhdon. Dhe çështja kryesore është dalja nga lufta.

Arbër Hitaj: Ambasador Shkurov edhe një pyetje të fundit lidhur me qasjen që ka patur politika shqiptare ndaj Ukrainës. Është një qasje pozitive. Ju si ndjeheni nga kontaktet me autoritetet shqiptare?

Ambasador Shkurov: Nëse flasim për ndihmën e Shqipërisë dua të vlerësoj se ndihma ka qenë e konsiderueshme, shumë e fortë, e madhe. Kjo tregohet si në punët e organizatave ndërkombëtare me ndikim, por edhe në nivel dypalësh, përveç ndihmës humanitare, financiare, Shqipëria gjithashtu priti këtu qytetarët ukrainas të cilët ishin të detyruar të largoheshin nga lufta. Shqipëria ka ndihmuar me statusin e mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit dhe aktulisht e ka rinovuar këtë statut. Sot roli i Shqipërisë në Ukrainë konsiderohet si një vend shumë i respektuar dhe një vend vërtetë mik për popullin tonë. Ky perceptim është një formë falenderimi për ndihmën që është dhënë nga Shqipëria.

Ora 17:33
Shkurov: Nëse Rusia nuk ndalet në Ukrainë, lufta mund të zgjerohet drejt vendeve të tjera

 

Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov deklaroi për ‘Studio Live’ se Rusia nuk ndalet në Ukrainë, atëherë lufta ka mundësi që të zgjerohet edhe drejt vendeve të tjera.

Sipas tij, kjo është arsyeja përse sot ndërkombëtarët po përpiqen të ndihmojnë Ukrainën për t’i bërë ballë sulmit rus.

“Ne në fakt shpesh e dëgjojmë nga kanalet televizive ruse se ata po luftojnë me perëndimin kolektiv. Gjithashtu kemi dëgjuar vazhdimisht kërcënimet nga kanalet propagandistike ruse ndaj vendeve balltike, Polonisë dhe vendeve të BE por dhe të gjithë botës së civiluar. Duhet të bashkohen. Nëse lufta nuk do të ndalohet aty ku është duke u zhvilluar tani, është mjaft i mundshëm zgjerimi i Rusisë drejt vendeve të tjera. Pikërisht kjo arsye po i bën ndërkombëtarët sot që ta ndihmojnë Ukrainën dhe do të jenë me Ukrainën aq sa do të jetë e nevojshme”- tha Shkurov për Report Tv.

Ora 17:20
A do ta njohë Ukraina Kosovën? Ambasadori ukrainas në Tiranë: Nuk është çështja më e rëndësishme për momentin

 

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj nëse Ukraina do ta njohë Kosovën, ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov tha për ‘Studio Live’ në Report Tv se nuk është momenti për një çështje të tillë por theksoi se Kievi e vlerëson ndihmën e dhënë nga Prishtina.

Arbër Hitaj: Kam parë disa reagime pas vizitës së Zelensky që nuk u fol për Kosovën. Ka një qëndrim Ukraina në lidhje me njohjen ose jo të Kosovës?

Ambasador Shkurov: Ju them që për Ukrainën aktualisht më e rëndësishme është të dalim nga zjarri i luftës. Ukraina vlerëson ndihmën që Kosova i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Ukrainës. Ukraina deklaron respektin ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe kufijve ekzistues ndërkombëtarë. Kjo tregon që çështjet politike të njohjes apo mosnjohjes së Kosovës nuk është i momentit sot. Lufta po vazhdon. Dhe çështja kryesore është dalja nga lufta.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazetarua: 07/03/2024 07:27

    Ukraina le te njohe Kosoven si shtet i pavarur, pastaj te kerkoje ndihma nje shteti te varfer si ne.

    Përgjigju
  • Turi: 06/03/2024 18:10

    Mire jua beri qe i lepiheni ketyre te ukraines , atyre nuk ju intereson fare as Kosova dhe as Shqiperia kurse ne i presim si heronj keta nazista te piste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?