Shkurt Prenga po shkonte të takonte dajën për festa, pas disa ditësh do nisej në Itali! Detaje nga aksidenti tragjik në Milot ku vdiqën babë e bir

27 Dhjetor 2021, 21:37| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 21:38

  • Share

Report Tv ka mësuar të tjera detaje nga aksidenti tragjik në aksin Milot – Rrëshen, ku humbën jetë 33-vjecari Shkurt Prenga dhe djali i tij i mitur, 3-vjecari O. Prenga. Ndërsa bashkëshortja e tij,  26-vjeçarja Fabiola Prenga mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burimet thanë se familja Prenga udhëtonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës. 30 vjeçari me gruan dhe djalin ishin nisur të takonin dajat për festa, pasi më pas Shkurt Prenga kishte planifikuar të shkonte në Itali, ku ishte zhvendosur prej disa muajsh.

Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 16:30 në aksin Milot-Rrrëshen dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e lartë. Drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz, Arlind Mihaj udhëtonte në drejtim në Milotit dhe në afërsi të një karburanti ka kryer parakalim të gabuar duke i dalë përpara automjetit “Opel Corsa” ku udhëtonte familja Prenga. Si pasojë e përplasjes së fortë, Benz-i ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i saj. Arlind Mihaj me origjinë nga Tropoja ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet në spitalin e Traumës.


Lajmi kryesor:

Aksident tragjik në aksin Milot-Rrëshen! Humb jetën 3-vjeçari me të atin! 33-vjeçari po shkonte tek daja për festa, më pas do nisej në Itali! Dy të plagosur në gjendje të rëndë tek ‘Trauma’! (VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?