Shkurtaj rikthehet me gol te Kukësi, 'likuidon' Skënderbeun me një lojtar më pak! Të hënën derbi Dinamo-Tirana

23 Janar 2022, 18:53| Përditesimi: 23 Janar 2022, 20:28

  • Share

Kukësi ka marrë fitoren e parë për 2022, pasi ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0. Verilindorët janë kanë dalë të marrin tre pikë të rëndësishme falë golit të Vasil Shkurtaj, i cili ka debutuar në mënyrë perfekte pas rikthimit në Superligë, në minutën e 82 të takimit, në një kohë kur Kukësi kishte mbetur me 10 lojtarë që në fundin e pjesës së parë. Nga ana tjetër korçarët marrin një goditje jo të lehtë në luftën për mbijetesë.

Java e 17 e Superligës ndërkohë do të mbyllet të hënën me derbin Dinamo-Tirana që do të luhet në orën 19:45 në stadiumin Air Albania. Dinamo vjen pas fitores së munguar që rastisi të jetë kundër Kukësit, ndërsa Tirana si kryesuese e Superligës dhe e qetë psikologjikisht.

“Pas ndërprerjes është forcuar akoma më shumë, duke i shtuar këtu edhe ekperiencën përveç cilësisë. Është një ndeshje e luftuar dhe që do përqëndrim maksimal. Mund të vendoset nga epidoset,”-deklaron Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Mendoj që i kemi mundësitë për të bërë një ndeshje shumë të mirë dhe për të luajtur që në fund të fitojmë tre pikët,”-u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos

Aktualisht Dinamo renditet në vendin e 7 me 18 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?