Këngëtarët Gëzim Nika dhe Shkurte Fejza

VIP & Spektakël

Shkurte Fejza e Gëzim Nika për herë të parë me një këngë bashkë, muzikanti Kodra flet për projektin në ‘Rreze Dielli’

1 Tetor 2018, 11:50| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 12:55

  • Share

Ata njihen që të dy si legjenda të këngës patriotike dhe muzikës popullore shqiptare, por në të njëjtën kohë janë konsiderohen “rivalë” . Shkurte Fejza këngëtarja nga Kosova dhe Gëzim Nika pritet të realizojnë për herë të parë një bashkëpunim muzikor. Lajmin e ka dhënë muzikanti dhe orkestruesi Gojard Kodra sot në emisionin “Rreze Dielli”Report TV. Kodra tha se, si Nika dhe Fejza janë dy miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe se ai po planifikon për një projekt të përbashkët me dy ikonat e muzikës popullore.  

Gëzimi është pak më i vështirë . Unë e kam shumë për zemër , është shumë kërkues ndaj artit. Është e kundërta e Shkurtes, se edhe Shkurtja është kërkuese, por ka metodë më të ëmbël, më ledhatare. Shkurtja ka armë të tjera më të ëmbla. Shumë shpejt besoj do bëhen bashkë. Unë do jem krushku, që do ti bëj bashkë në një bashkëpunim.

Gojard Kodra, muzikant

Ndërkaq e pyetur nëse ka në plan një koncert në Tiranë, këngëtarja Shkurte Fejza u shpreh gjatë bisedës në studion e “Rreze Dielli” se e dëshiron një gjë të tillë por shpreson që ti jepet mundësia.

E kam mendu, por Shqipnia, Tirana ka këngëtarë shumë të mirë, dhe këngëtarët andej sikur hezitojmë. Por shpresoj që do jetë shpejt mundësia, e kam në plan, ma ka ënda por të shohim.

Shkurte Fejza, këngëtare

2/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?