Shkëputet masivi i akullit në Marmolada të Italisë, 6 viktima dhe 10 të plagosur! 15 të zhdukur

3 Korrik 2022, 20:45| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 23:04

  • Share

Një masiv akulli është shkëputur në malet e ‘Marmolada’ në Itali, i cili ka shkaktuar 6 viktima, ka plagosur 8 persona, ndërsa 15 të tjerë raportohen të zhdukur. Trupat e viktimave janë nxjerrë nga masivi i akullit, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e zhdukur.

Të gjitha stacionet e shpëtimit në zonë janë aktivizuar dhe të në vendngjarje janë të paktën 5 helikopterë. Shpëtimi është i vështirë për shkak të temperaturave të larta në lartësi të mëdha.

Dje në Marmolada u arrit rekordi i temperaturës, me rreth 10, por sot termometri është ngritur sërish. Mediat italiane shkruajnë se shpëtimi është i vështirë për shkak të temperaturave të ulëta.

Pas ngjarjes së rëndë, kryeministri italian Mario Draghi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Kryeministri Mario Draghi, shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat e shembjes së tmerrshme në Marmolada. Qeveria është pranë familjeve të tyre dhe të gjithë të plagosurve”, shkroi Draghi.

Të plagosurit janë shtruar në disa spitale, dy janë të huaj dhe po marrin ndihmë mjekësore. Sipas dëshmive, masivi i akullit u nda në dy pjesë, dhe u shemb në tokë, në kohën kur aty pranë kishte një grup alpinistësh.

“Dëgjuam një zhurmë të madhe, tipike për rrëshqitje dheu, më pas pamë një lloj orteku të përbërë nga bora dhe akulli që zbriste me shpejtësi të madhe dhe prej andej kuptova se kishte ndodhur diçka e rëndë.

Unë jam ngjitur në Punta di Rocca disa herë, por nuk kam qenë atje për shumë vite. Akulli është zhdukur pothuajse i gjithë atje, nuk ka asnjë. Këto masive bien, natyrisht, nga graviteti, por shkaku i vërtetë është nxehtësia globale, e cila shkakton shkrirjen e akullnajave.

Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në Marmolada”, shprehen dëshmitarët.

Zona është evakuuar ndërsa një ekip psikologësh iu është vënë në dispozicion familjarëve të viktimave.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?