Horoskopi

Horoskopi

Shlyeni fillimisht borxhet e më pas shpenzoni... çfarë kanë rezervuar yjet për sot

15 Prill, 07:20| Përditesimi: 15 Prill, 07:35

  • Share

Dashi
Ditë e mbushur me pasion te zjarrtë kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund në krahët e atij që dashuroni dhe do siguroheni se ai është personi i duhur me për cilin doni të kaloni jetën. Beqarët nuk duhet t’i besojnë tërësisht personave që në takimin e parë. Ndonjëherë pamja zhgënjen. Financat duhet t’i riorganizoni sa më parë që situata të përmirësohet.

Demi
Jeta juaj ne çift nuk do ketë shumë vështirësi gjatë kësaj dite, megjithatë nëse doni të ruani një klimë sa me të ngrohte, mendoni t’i bëni ndonjë surprizë te këndshme partnerit. Beqarët duhet t’i marrin gjërat shtruar dhe të mos fillojnë një lidhje me personin e parë që do takojnë. Financat do jenë inkurajuese dhe aspak problematike. Shfrytëzojeni këtë rast për të bërë ndonjë shpenzim të domosdoshëm.

Binjakët
Edhe nëse partneri ju bën ndonjë kritikë të ashpër mos iu hidhni menjëherë në fyt, por mundohuni të kuptoni përse ai e ka bërë këtë gjë. Kontrollojeni në çdo moment edhe sjelljen tuaj nëse nuk doni të keni probleme serioze. Beqarët do kenë nevojë për më tepër siguri para se të fillojnë një lidhje. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni.

Gaforrja
Do ngrini pikëpyetje te shumja gjatë kësaj dite mbi atë që keni në krah për shkak të sjelljes së tij kohët e fundit. E mira do ishte të flisnit qetësisht dhe t’i sqaronit gjërat njëherë e mirë. Beqarët më mirë që qëndrojnë edhe sot vetëm sepse personat që do iu vijnë rreth e rrotull nuk do jenë shumë të përshtatshëm. Ne planin financiar situata do mbetet e njëjtë.

Luani
Edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri do iu lërë shumë pas dore duke u marrë me çështje më të rëndësishme. Për beqarët do ketë jo vetëm takime, por edhe dashuri me shikim te parë. Shfrytëzojeni ditën deri në minutën e fundit! Financat në përgjithësi do jenë të mbrojtura, por gjithsesi me shpenzimet mos e teproni.

Virgjerësha
Do e përmirësoni mjaft lidhjen tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do i shtoni dozat e komunikimit me njëri-tjetrin. Ata që kane pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë shpejt ato. Beqarët nuk duhet të tregohen të nxituar sepse do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar duhet të ndiqni një strategji te përpiluar mirë nëse doni që situata të mos ketë tronditje.

Peshorja
Tregohuni paksa më të hapur me partnerin tuaj sot dhe mos u mundoni për asnjë moment të kopjoni historitë e dashurisë të filmave tuaj të preferuar. Beqarët do kenë takime premtuese me persona të veçantë. Shfrytëzojini këto mundësi! Financat do jenë gjithë kohës të ekuilibruara prandaj mund të shpenzoni edhe pak me tepër.

Akrepi
Nëse doni qe lidhja juaj të shkojë sa me mire duhet t’i shprehni edhe më tepër ato që ndjeni sot. Partneri do bëjë të njëjtën gjë në mënyrë që ju të ndiheni të dëshiruar. Beqarët për fat të keq nuk do arrijnë ta gjejnë as sot atë që kanë ëndërruar. Financat që sot do fillojnë pak nga pak të stabilizohen. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë që të siguroni të ardhmen.

Shigjetari
Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë kësaj dite. Te shumtë do jenë personat që do kërkojnë t’iu prishin punë. Për beqarët do jetë Jupiteri planeti më i favorshëm. Ai do iu krijojë mundësi të shumta për takime të mrekullueshme. Në planin financiar duhet të mendoheni dy herë para se të hidhni çdo hap. Shmangni gabimet!

Bricjapi
Beqarët do jenë më të privilegjuarit e kësaj dite. Mundësitë për takime emocionuese do jenë të mëdha dhe ka shume gjasa që të fillojnë menjëherë histori dashurie. Çiftet do e kenë serish të vështirë ta përmirësojnë marrëdhënien dhe debatet do vazhdojnë. Në planin financiar situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit nëse shpenzoni me sy mbyllur.

Ujori
Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mirë sot, prandaj mund t’i kushtoni edhe pak më tepër vëmendje profesionit. Partneri do ju kuptojë dhe do iu mbështesë gjithë kohës. Beqarët edhe pse do lodhen së kërkuari nuk do arrijnë ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Plutoni do iu sjellë fat ne planin financiar. Shlyeni fillimisht borxhet që keni e më pas shpenzoni.

Peshqit
Dite e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të bëjnë atë që do iu thotë zemra. Në planin financiar do ndizet sinjali i alarmit për shkak të shpenzimeve marramendëse që do kryeni. Kujdes, sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?