SHBA- Një tjetër tragjedi ajrore për pak sa nuk është përsëritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas asaj me 64 viktima në Uashington.
Zotësia e pilotëve ka shmangur aksidentin ajror në momentin e uljes në pistë të avionit “Boeing” në aeroportin e Uashingtonit. Shkak ka qenë era e fortë që e çekuilibroi termodinamikën e mjetit fluturues, madje duke e nxjerrë edhe nga pista në linjë ajrore, por fal manovrës së pilotëve u ul me sukses në fund.
Pamjet e marra në Aeroportin e Uashingtonit ‘Ronald Reagan’ treguan tentativën për ulje të ‘Boeing’, i cili megjithë manovrat e sakta të afrimit disa metra larg pistës, duhet të dorëzohet dhe të ngrihet sërish për të shmangur më të keqen. Përpjekja e dytë e pilotit shkoi më mirë dhe asnjë nga pasagjerët në bord nuk u lëndua.
Më 30 janar, një avion pasagjerësh i ‘American Airlines’ dhe një helikopter ushtarak u përplasën në aeroportin e Uashingtonit “Ronald Reagan”, me pasojë 64 viktima.
Komente
