Avion i kompanisë 'Easyjet'

Shmanget tragjedia ajrore në aeroportin e Prishtinës, avioni i kompanisë “Easyjet” për pak sa nuk përplaset me veturën në pistë

16 Gusht, 14:59| Përditesimi: 16 Gusht, 15:06

  • Share

Prishtinë- Një tragjedi ajrore është shmangur në momentet e fundit në Kosovë, teksa një avion “Airbus A320” i kompanisë “Easyjet” i ka shpëtuar për pak përplasjes aksidentale me një veturë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

Automjeti i aeroportit ishte në pistë, kur mjeti fluturues nisi udhëtimin për në Gjenevë.

Incidenti ka ndodhur më 20 qershor, por u publikua në mediat kosovare vetëm sot. Kështu thuhet në një deklaratë të publikuar nga Bordi Zviceran për Hetimet e Sigurisë (SUST) të premten (16 Gusht), sipas raportimit të “Klankosova”.

Airbus, me regjistrim zviceran HB-JXF, mësohet se kishte marrë lejen për t’u ngritur për në pistën nr. 35, pak pas orës 17:00. Në të njëjtën kohë, një automjet i aeroportit ishte parkuar në skajin tjetër të pistës.

“Pas ngritjes, aeroplani fluturon mbi makinë në një lartësi të mjaftueshme. Ekuipazhi i aeroplanit deklaroi se ata kishin fluturuar mbi makinë me pajisjen e uljes ende të zgjatur”, thuhet në raportin e SUST.

Por nuk specifikoi se sa njerëz ishin në bordin e aeroplanit në momentin e incidentit. “Airbus” në fjalë ofron hapësirë dhe kapacitet ​​për 186 pasagjerë në bord. Komisioni përgjegjës i aviacionit të Kosovës ka hapur edhe një hetim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kallami: 16/08/2024 16:44

    Kosova shtet me budallenj akoma votohet albin kurti! Hajde shtet rrumpalle. Te pakten bashkohuni me shqiperine behet lolo madhe

    Përgjigju
  • Pompaçiu: 16/08/2024 15:39

    Domosdo, nehandertala pa bisht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?