VIDEO/ Shmanget tragjedia në Lezhë, një person rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales! Pushuesi në gjendje kritike

10 Korrik 2023, 19:07| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 20:24

  • Share

LEZHË- Një tragjedi është shmangur në Tale të Lezhës ku një pushues rrezikoi të mbytej.

Ai u nxor nga uji nga pushuesit e tjerë e më pas u mor nga autoambulanca ku po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas të dhënave ka konsumuar shumë ujë dhe ndodhet në gjendje kritike.

Ky është rasti 4 në harkun kohor të 1 jave që ndodh në plazhet e Lezhës.

Kujtojmë se ditën e djeshme humbën jetën 3 persona në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë.

Si ndodhi tragjedia me 3 të mbytur?
Babai Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 17 vjeç, humbën jetën tragjikisht mesditën e së dielës në plazhin e Vilë-Bashtovës. Ata kishin udhëtuar nga Tirana për plazh në fundjavë, ndërsa nuk arritën të dalin dot nga deti për shkak të rrymave të forta detare. Nga sa u raportua babai u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur dhe ka mbetur edhe vetë i mbytur. Mësohet se i pari që është mbytur ka qenë djali i vogël, e më pas babai me djalin e madh. Burime për Report TV thanë se të tre viktimat kanë shkuar thellë me not dhe deti ka qenë i trazuar, por në zonë nuk kishte as vrojtues plazhi. Mungesa e rojës bregdetare është shkelje ligjore, gjë që solli edhe arrestimin e 34-vjeçarit Pëllumb Nika. Trupi i parë i pajetë që u nxor nga deti ishte i 50-vjeçarit Elvis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 10/07/2023 19:48

    Pas Cucit edhe Manastirliu duhet te shkarkohet. .

    Përgjigju
    • Artan: 12/07/2023 17:33

      O hajdar a ke vajt ne plazh nonjeher dhe a ja di detit ,me rrymat qe vin deti esht i pabesueshem aty ku ty nuk ta pret mendja dhe afer cektines, e kan veten vet ne for njerzit femijet duhet te jen ne sy te prinderve dhe ata qe nuk din not te mos ikin larg kemi 46 vite qe bejm plazh e dim not shum mir se vim nga vendi i detit te jugut deti do vemendje dhe jo neglizhencë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?