Real Madrid duke festuar titullin kampion

Shmanget tragjedia në Spanjë, arrestohen nëntë persona, parandalohet sulmi terrorist për të qëlluar lojtarët dhe tifozët e Real Madridit

17 Qershor, 16:28| Përditesimi: 17 Qershor, 20:11

  • Share

SPANJË - Shërbimet informative në Spanjë kanë ndalur një sulm terrorist që me gjasë mund të rezultonte në një tragjedi të vërtetë. "Guardia Civil" ka ndalur një sulm terrorist drejtuar për tifozët dhe lojtarët e Real Madrid në "Santiago Bernabeu".

Sipas planit “horror”, militantët do të qëllonin kundër lojtarëve dhe tifozëve të Real Madrid gjatë festës së madhe. Nëntë persona u arrestuan në disa operacione policore në Salt (Girona), Algeciras (Cadiz), Anta (Almeria) dhe Tenerife.

"El Confidencial" zbulon edhe posterin që përdorte grupi terrorist, teksa një person i maskuar priste autobusin e Real Madrid me armë dhe mbishkrimin: "Vëlla, godit lojtarët dhe tifozët e Real Madrid".

Në bashkëpunim të ngushtë me Europolin dhe FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve spanjolle synonte të shenjëstronte fondacionin e vetëshpallur I’lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik, “ISIS”.

Posteri

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?