Denys Shmyhal

Shmyhal: Ukraina është e gatshme të anëtarësohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur

15 Dhjetor 2023, 08:57
  • Share

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal,  tha se vendi është i gatshëm të kalojë sa më shpejt procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një postim në rrjete sociale, Shmyhal tha se me këtë vendim, BE vlerësoi lartë edhe reformat që kemi bërë në vitet e fundit dhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit Evropian, raportojnë mediat ukrainase.

"Historia po bëhet para syve tanë. Udhëheqësit e BE-së kanë vendosur të fillojnë negociatat me Ukrainën për anëtarësimin tonë në BE. Me këtë vendim, BE vlerësoi lartë edhe reformat që kemi bërë në vitet e fundit dhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit Evropian. Rruga përpara nuk është e lehtë. Ne jemi të bashkuar dhe të gatshëm ta kalojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ukraina do të jetë anëtare e BE-së!", tha kryeministri. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?