Sa herë që qyteti i Shkodrës përmbytej, në ujë zhytej edhe vepra e kultit ndër më historiket në vend, “Xhamia e Plumbit”.
Por fal projektit dhe investimit të ri, tashmë ajo është shndërruar jo vetëm në një objekt kulti i sigurt për besimtarët myslimanë, që shpesh hasnin vështirësi për të shkuar atje gjatë përmbytjeve dhe kryer ritet e faljes, por edhe në një atraksion në stilin origjinal, për shumë vizitorë.
Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga ky rehabilitim për të bërë edhe një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“MIRËMËNGJES! dhe me këtë kryevepër të arkitekturës islame e të trashëgimisë sonë kulturore, Xhaminë e Plumbit në Shkodër, e cila ka mahnitur historianët për stilin e vet origjinal, që ka dalë nga bataku i përmbytjeve kronike ku lëngonte në kthetrat e rrënimit, për t’u kthyer në një xhevahir plot shkëlqim të servirur me hijeshi për sytë e besimtarëve e vizitorëve të shumtë, ju uroj të shtunë të paqtë”, shkruan kreu i ekzekutivit në postimin e tij.
Postimi i Edi Ramës
Komente
