Shndërroi lokalin në kazino dhe mbylli inspektorët e AMLF-së brenda tij, në kërkim pronari në Tiranë (VIDEO)

6 Maj 2022, 09:26| Përditesimi: 6 Maj 2022, 09:45

  • Share

Në kërkim është shpallur një 59-vjeçar, pasi e kishte shndërruar lokalin e tij në Tiranë në “kazino” në zonën e Selvisë. Në lokalin e marrë me qira nga Sotir Beqo, sapo u shfaqën inspektorët për të ushtruar kontroll, ishin klientët që u larguan me vrap ndërsa punonjësit e AMLF mbetën të bllokuar brenda lokalit.

Nuk dihet nëse brenda lokalit ka qenë edhe pronari apo vetëm klientët.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, ishin inspektorët ata që kanë lajmëruar policinë, të cilët pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë telefonuar zjarrfikësen për të nxjerrë inspektorët nga lokali. Nga kontrolli u konstatua se ishin 8 makineta që përdoreshin për lojëra fati.

Ndërkohë forcat blu po punojnë për kapjen e Sotir Beqos.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 06/05/2022 11:34

    Ku ishte komisariati 4 qe nuk e dinte qe ka kazino aty mes tiranes?! Pronaret e kazinos jane shefat e komis 4!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?