Një aparat, një vend i bukur me ngjyra dhe këndi perfekt i dritës gjithçka që ju duhet për të krijuar fotografin ideale.
Për fotografin nigerian Ibor Edosa Victor, një foto e bukur nuk vjen për shkak të elementeve të zakonshme po për shkak të vizionit dhe mënyrës sesi “përfiton” nga mjedisi përreth.
Artisti rrëfeu se fillimisht e nisi fotografinë pasi ishte i mërzitur por shumë shpejtë u shndërrua në një pasion. Ai tashmë siç ka thënë gjithçka e lidh me fotografin, momentet e trishtuara dhe ato të gëzuarat.
Ibro bën një punë fantastike! Në mjedise të errëta dhe në ato që në pamje të parë ngjajnë sikur nuk janë të duhurat, ai krijon një fotografi të përkryer.
Mënyra sesi ai e percepton fotografin dhe krijon në mënyrën e tij të veçantë është tepër frymëzuese për artistët e rinj.