14% të regjistrimit të aksidenteve rrugore vijnë nga shoferët me nën 3 vite vjetërsi në drejtimin e mjetit. Nisur nga ky bilanc Ministria e Brendshme dhe Policia Rrugore pritet të propozojë ndryshime në kodin rrugor për ndëshkimin me 50 % më shumë për disa nga shkeljet e qarkullimit rrugor, si parakalimet e gabuara, për përdorimin e alkoolit, mosdhënien e përparësisë, e disa shkelje të tjera.
Krahas këtij bilanci ReportTV ka mësuar se vetëm në vitin që lamë pas Policia Rrugore ka ndëshkuar 238 shoferë në gjithë vendin të kategorisë nën 3 vite vjetërsi si drejtues mjetesh ndërkohë që në vitin 2020 deri më tani janë gjobitur 24. Masa këto që kryesisht janë marrë për tejkalim të normave të shpejtësisë. Lidhur me këtë propozim që ka si qëllim shtrëngimin e masave për drejtuesit e rinj të automjeteve Policia e Shtetit publikoi një sondazh vetëm pak ditë më parë ku kërkohej mendimi i qytetarëve nëse janë ose jo dakord me këtë ndryshim, ku 63% e tyre kanë votuar pro këtij propozimi.
Konferenca për ndryshimet në Kodin Rrugor pritet të zhvillohet ditën e nesërme ku krahas këtij propozimi që prek drejtuesit e rinj të automjeteve, shtrëngim të masave ndëshkuese pritet të ketë edhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit si dhe për sjelljen e këmbësorëve të evidentuar si faktor kryesor për regjistrimin e shumë aksidenteve rrugore. Këto ndryshime të propozuara për ashpërsim të masave vijnë në kuadër të nismës së Ministrisë Brendshmë e cila e ka cilësuar vitin 2020 si “vitin e sigurisë rrugore”.
O Tate, polici e ka fajin qe ikin si te terbuar,qe nuk respektojne nje kembesor,qe mbajne celularin perpara duke drejtuar mjetin,qe nuk vendosin rripin etj etj???? Joooooo! Vete njeriu eshte problemi qe nuk do te respektoje asnje rregull.
PërgjigjuNuk rregulloht trafiku me police fshatare si ne kohen e diktatures duhet te istaloni radar elekronik si ne BE qe nuk shikon asnje polic rruges se punen e ben radari qe gjobit kedo qe thyen rregullat e qarkullimit
Përgjigju