Kronikë

Shoferët në Dibër protestë kundër terminalit të ri, nuk pranojnë të ikin nga qendra e qytetit: Është e parealizueshme (VIDEO)

8 Maj 2021, 16:08| Përditesimi: 8 Maj 2021, 16:25

  • Share

Prej disa ditësh shoferët e furgonëve dhe autobusëve të transportit qytetas dhe ndërqytetas në Dibër kanë protestuar, duke bojkotuar punën.  Shkak për këtë është bërë urdhri të Bashkisë së Dibrës për të ndryshuar destinacionin e terminalit nga shkolla profesionale ku gjendet aktualisht.

Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët ankohen se terminali i ri shtë ndërtuar larg, në zonën industriale, tek ish parku i mallrave ndërsa i bëjne thirrje Bashkisë të anulojë urdhrin.

 “Na ka bllokuar Bashkia këtu. Edhe pse duhet që të shkojmë në Ndashesh, kur është stacioni këtu edhe për çfarë për punë private, për tekat e Bashkisë”, shprehet një banor i zonës.

 “Mua në shkon gati 10 milion pagesa e makinës në vit. Edhe çfarë  të ruaj për vete, apo të punoj vetëm për shtetin apo të punoj për privatin? Nuk kam mundësi për të shkuar atje unë?”, shprehet një nga shoferët.

“Terminali është pronë e Bashkisë nuk është pronë private. Për pasagjerin është e parealizueshme kjo punë”, shprehet një qytetar tjetër.

Situata paraqitet e njëjtë edhe për furgonët e fshatrave, të cilët transportojnë nxënësit e shkollave dhe banorët e zonave rurale.

“Të shtypësh Dibrën në këtë farë feje. Unë në qoftë se do kem një të sëmurë për ta çuar në spital, me një helmim për asgjë tjetër për ta çuar në spital më duhet ta çoj në terminal, fillimisht dhe më pastë marr një taksi 5000 lekë e  ta çoj në spital. Ky është lehtësimi i popullit që i bën politika”, shprehet një shofer.

“Bëhet fjalë për njerëzit, për nxënësit e shkollës. Për ata, ne na vjen keq. Bileta është 500 lekë ne u marrim nga 300 lekë”, thotë një shofer i linjës në zonë.

Burimet thanë se terminali i ri i në Dibër është ndërtuar nga një kompani private dhe tarifat po aplikohen pa miratimin e Këshillit Bashkiak. Linjat e transportit kanë refuzuar zhvendosjen, ndërsa janë në pritje të një përgjigje nga Bashkia.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?