Shefi i qarkullimit rrugor Shkodër, Artan Reçi deklaroi sot se në Shkodër do të futen tashmë dhe mjetet inteligjente për vendosjen e gjobave jo vetëm për shpejtësinë, por dhe për parkimet e gabuara e xhamat e zinj.
“Problematikat në Shkodër janë: parkimi në korsinë e biçikletave dhe ai dysh. Problem janë dhe mjetet me xhama të zinj. Për të shmangur përplasjen mes drejtuesit të mjetit dhe policit do të futen mjeti inteligjent që do ti bëjë gjobat automatikisht. Nuk do të ketë më fletë gjobë në xhama dhe punonjës policie me bllok në dorë, por do të niset me foto brenda 5 ditëve fletëgjoba.
Mjeti inteligjent nuk është vetëm për shpejtësi, por dhe për parkime të gabuara.
Mjetet me xhama të zinj do të ndëshkohen më tepër e në mënyrë maksimale, ato duhet të jenë të certifikuar,” tha ai.
Shefi ma navitore shqipnis e perdhnojn tan
Përgjigju