Shoferët nuk ‘zënë mend’, për një javë gjobiten 234 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat, 83 të tjerëve u pezullohet patenta

12 Mars 2023, 14:50| Përditesimi: 12 Mars 2023, 14:54

  • Share

Ndonëse pak ditë më parë një aksident për shkak të shpejtësisë tej normave të lëjuara i mori jetën tre të rinjve tek mbikalimi i TEG-ut, duket se drejtuesit  e mjeteve nuk kanë zënë mend por vijojnë ende të lëvizin me shpejtësi të lartë.

Përgjatë kësaj jave, policia ka pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Po për shpejtësi të lartë janë ndëshkuar 234 drejtues mjetesh, por nuk u është pëzulluar leja e drejtimit.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 628 drejtues. Janë ndëshkuar 211 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie.

395 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 103 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizuese gjatë natës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?