Kamioni simbol mbi urën e shembur

Bota
Top 24

Shoferi i kamionit simbol tjetër dëshmi: Ura Morandi mu shemb para syve, zbrita nga kamioni dhe vetëm vrapoja

18 Gusht 2018, 13:47| Përditesimi: 18 Gusht 2018, 13:58

  • Share

Luigi Fiorillo është shoferi i kamionit simbol të urës së shembur në Genova ku 41 persona humbën jetën. Ai arriti ta frenojë kamionin pak hapa nga gremina që hapi ura e shembur. Luigi tregon se si u zhduk ura para syve të tij e bashkë me të dhjetëra makina.

“Po ecja ngadalë pasi binte shi, respektova distancën e sigurisë me mjetet e tjera”,0 thotë ai në një intervisë për Neës Mediaset

Shoferi vijon: “Ecja ngadalë pasi nuk arrija të shikoja rrugën. Kur në një moment mu shemb gjithçka para syve. Nuk i mbaj mend mirë gjërat. Mbeta i shokuar, dhe i frikësuar njëkohësisht. Zbrita nga kamioni menjëherë, e lashë të ndezur dhe ia mbatha me vrap nga frika që mund të shembej çdo gjë”.

Shoferi është i bindur se është gjallë vetëm për shkak të një mrekullie.

Komento

Komente

  • Erik: 18/08/2018 14:14

    Lajmet thone qe shoferi i kamionit jeshil s'ka folur me asnje gazetar, pervec policise, ndersa portalet italiane kane stisur nje interviste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?