Godina e SPAK

Kronikë

Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e qarkullimit rrugor në Elbasan, AMP nis hetimet (EMRI)

18 Shtator, 17:59| Përditesimi: 18 Shtator, 18:00

  • Share

Një incident ka ndodhur sot në Elbasan, ku shoferi i një prokurori të SPAK ka kërcënuar një shefin e qarkullimit rrugor në qytet, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, bën me dije se gardisti Mateo Ademi 25 vjeç, i cili është shofer i prokurorit të SPAK Alfred Shehu, kërcënoi shefin e qarkullimit në lidhje me një ngjarje të para disa ditëve.

Bëhet fjalë për një gjobë, që gardisti Mateo Ademi kishte në Elbasan kur udhëtonte me makinën e tij private.

Sot, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës, gardisti ndaloi para shefit të qarkullimit rrugor Elbasan dhe e kërcënoi.

Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur hetimet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila po heton në gjendje të lirë gardistin.

Mateo Ademi është bërë pjesë e Gardës së Republikës dy vite më parë.

 

 

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lefteri: 18/09/2025 19:09

    Klyshat e simon zarecit , jan fut rrugecerit me lek ne garde normal kto veprime do bejne

    Përgjigju
  • Adi: 18/09/2025 18:45

    Duhet degjuar dhe shoferi gardiat...keta te qarkullimit ne el vetem syzet e djellit u kushtojne nga 400eu...firmato policia..sh gjana nuk shkojn e pastaj e ka fain shoferi

    Përgjigju
  • Gjergj: 18/09/2025 18:22

    Respekt pèr shefin e qarkullimit. E vetmja mènyrè pèr tu pèrballur me njerèz tè tillè si ky "gardisti" qè pret deri tè ulet nè makinèn e SPAK, "pèr tè bèrè trimin". Kur e ndaluan me makinèn e tij private,,quhej Mateo Lepri,,,,,nè makinèn e SPAK pastaj,,,aty quhet TIGÈR KROKODILI. Zhdukini njerèz tè tillè nga institucionet shtetèrore. Nuk bèhet stan me lepuj dhe as shtet me halabakè.!!!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 18/09/2025 21:07

      Pse e shani shoferin ai ka mesuar nga prokurori i spakut dhe ashtu do te veproje , sheh rrushi shushin dhe piqet .

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?