Një incident ka ndodhur sot në Elbasan, ku shoferi i një prokurori të SPAK ka kërcënuar një shefin e qarkullimit rrugor në qytet, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, bën me dije se gardisti Mateo Ademi 25 vjeç, i cili është shofer i prokurorit të SPAK Alfred Shehu, kërcënoi shefin e qarkullimit në lidhje me një ngjarje të para disa ditëve.
Bëhet fjalë për një gjobë, që gardisti Mateo Ademi kishte në Elbasan kur udhëtonte me makinën e tij private.
Sot, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës, gardisti ndaloi para shefit të qarkullimit rrugor Elbasan dhe e kërcënoi.
Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur hetimet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila po heton në gjendje të lirë gardistin.
Mateo Ademi është bërë pjesë e Gardës së Republikës dy vite më parë.
Komente

Klyshat e simon zarecit , jan fut rrugecerit me lek ne garde normal kto veprime do bejne
PërgjigjuDuhet degjuar dhe shoferi gardiat...keta te qarkullimit ne el vetem syzet e djellit u kushtojne nga 400eu...firmato policia..sh gjana nuk shkojn e pastaj e ka fain shoferi
PërgjigjuRespekt pèr shefin e qarkullimit. E vetmja mènyrè pèr tu pèrballur me njerèz tè tillè si ky "gardisti" qè pret deri tè ulet nè makinèn e SPAK, "pèr tè bèrè trimin". Kur e ndaluan me makinèn e tij private,,quhej Mateo Lepri,,,,,nè makinèn e SPAK pastaj,,,aty quhet TIGÈR KROKODILI. Zhdukini njerèz tè tillè nga institucionet shtetèrore. Nuk bèhet stan me lepuj dhe as shtet me halabakè.!!!
Përgjigju