Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shprehur trishtimin e saj për humbjen e jetës së shoferit të saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se kishte pësuar një tronditje të madhe nga sëmundja e shoferit, pasi ishte një njeri i respektuar nga familja e saj dhe kushdo që e njihte atë.
Gardisti me inicialet G.P., 58-vjeç ndërroi jetë ditën e sotme pasi dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë dhe ishte dërguar me ugjencë në spitalin COVID-2.
Ai nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë ditën e sotme.
"Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi.
12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje tek dera e makinës, më tërhiqje vërejtje se pija pak. E thoje me krenari që s'kishe pirë kurrë një aspirinë.
Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë. Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën, s'kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte. Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë",- shkruan Spiropali.
Lajmi kryesor:
Vdes nga COVID-i shoferi i ministres, Elisa Spiropali: Na trondite dhe trishtove thellësisht
//ReportTv.al