Çantat me drogë

Kosova & Rajoni

Shoferi kapet me 53 kg marijuanë në Igumenicë! Policia i gjen dy çanta me drogë, makina ishte marrë me qira në Greqi

26 Nëntor 2021, 15:58| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 16:08

  • Share

Policia greke ka sekuestruar 53 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se droga u sekuestrua në kuadër të një operacioni në Igumenicë dhe u arrestua një person.

Mësohet se një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër u ndalua për kontroll nga autoritetet dhe më pas u arrestua shoferi grek.

Brenda në makinë u gjetën dy çanta që përmbanin 9 pako me 53 kg 724 gram marijuane. Automjeti me të cilin po transportohej droga, ishte marrë me qira në Greqi.

Droga e sekuestruar

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?