Foto ilustruese, spitali i Pogradecit

Kronikë

Pogradec/ Përplasi me makinë të moshuarën! Autori u largua nga vendngjarja dhe pastaj u dorëzua vetë në komisariat! 74-vjeçarja në spital

4 Shtator 2022, 11:12| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 15:40

  • Share

POGRADEC- Një 74-vjeçare është përplasur nga një makinë ditën e sotme dhe për pasojë ka marrë plagë të lehta.

E moshuara me iniciale V.P. u dërgua e lënduar në spital rreth orës 10:25 të ditës së sotme. Drejtuesi i mjetit, i cili përplasi të moshuarën pas aksidentiti u  largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u paraqit vetë në ambientet e  komisariatit .

74-vjeçarja e aksidentuar ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

D.GJ/S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?