Shoferi që përplasi për vdekje 6 vjeçaren në derë të shtëpisë ishte i dehur! Ahmeti: Rruga s’ka sinjalistikën e duhur

18 Janar 2021, 14:05| Përditesimi: 18 Janar 2021, 18:02

  • Share

Alban Guri, shoferi i makinës që aksidentoi për vdekje me makinë, 6 vjeçaren në derë të shtëpisë, ditën e djeshme në rrugën "Ramë Sadria", ka qenë i dehur.

Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmeti teksa ka deklaruar se rruga "Ramë Sadria" ku ka ndodhur aksidenti nuk ka sinjalistikën e duhur, ai ka thënë se edhe shoferi ka shkelur rregullat, pasi gjatë testit ka rezultuar nën ndikim të alkoolit.

“E gjithë drejtoria vendore ka organizuar shërbimet me shërbime shtesë duke marrë masa dhe për parandalimin e trafikut. Rasti djeshëm ishte me pasoja fatale për humbjen e jetës së një fëmije 6 vjeç. Një mjet ka goditur një këmbësore e cila ka vdekur më pas. Janë duke hetuar autoritetet. Gjatë testit të alkoolit shoferi ka rezultuar nën ndikim të alkoolit, 0,26-o,46%. Përpos ndikimit të alkoolit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit. Në segementin rrugor është bërë rishtas dhe ende nuk është vendosur sinjalistika rrugore e duhur. Atë që kemi kqyrur dje lidhur me rastin e aksidentit. Policia u bën apel të gjithë drejtuesve që të respektojnë rregullat dhe të mos ecin me shpejtësi”, tha ai.

Sipas Ahmetit, në përgjithësi shoferët shkelin rregullat e qarkullimit por të njëjtën gjë bëjnë edhe këmbësorët duke mos i respektuar.

“Pjesë e prpoblematikës mbetet pjesa e respektimit të sinjalistikës nga këmbësorët por edhe e drejtuesve të mjeteve në semaforë. Shërbimi i policisë është present në të gjitha njollat e zeza. Prej 2 vjetësh ne kemi përcaktuar dhe përcjellë të gjithë hartën e problemeve. Kemi Tiranë Durrës, pjesën e ndroqit që për shkak të punimeve ka fluks mjetesh. Kemi pasur ngjarje por jo me dëme në njerëz. Janë kryqëzime me fluks të shtuar. Ky është apeli që bën policia në lidhje me respektimin e normalve të sjelljes. Respektim sinjalizimi rrugor”, vijoi Ahmeti.

Banorët e zonës ngrenë shqetësimin e kësaj rruge. Ata i thanë Report TV se për shkak të punimeve, mungesës së sinjalistikës dhe trotuareve, gjithmonë ka përplasje të makinave.

“Sa doli vajza, ai ishte me shpejtësi djali, por edhe rruga, shiko si është rruga këtu. Është burim aksidentesh, përditë përplasen makinat këtu, përditë bllokohen makinat këtu, bëhet trafik i paparë”, tha një banor.

“Ky mur është burim aksidentesh këtu, rruga duhej të hapej, siç duhen gjithmonë, me standarde. Makinat janë rrahur sa të duash këtu, sepse këtu është burim aksidenti”, u shpreh një banor tjetër.

6 vjeçarja është aksidentuar në derë të shtëpisë. Pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është kapur dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.

Përgjatë gati 3 javëve të janarit në Tiranë u regjistruan disa aksidente me pasojë vdekje. Në vetëm 17 ditët e para në të gjithë vendin, si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 12 persona.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 18/01/2021 19:59

    Mire aty nuk paska patur sinjalistike. Po te kryqezimi mbrapa kryeministrise, te RTSH, qe ka cdo sinjalistike dhe ai mjeshtri theu cdo rregull te kodit rrugor, ishte me shpejtesi shume shume te larte si edhe hyri me te kuq. Ju mjaftoheni Vetem me mase administrative?! Turp nuk keni?! Ai nuk Duhet ta shohe patenten te pakten per nja 5 vjet. Plus dhe jo me pak se 3 muaj burg ( meqe nuk pati viktima ). Gjithashtu duhet edhe te paguaje cdo gje qe eshte shkaterruar aty, shtylle semafori, kangjellat e sigurise per kembesoret dhe ndareset e korsise se bicikletave.

    Përgjigju
  • Raki+birre+vene: 18/01/2021 19:47

    O shofer ta pifte dreqi ne bark e mos ta prite zoti rrezikun.

    Përgjigju
  • Apo jo: 18/01/2021 17:58

    Vendoseni ju sinjalistikën,dosset apo gungat në rrugë,dhe mos shtroni rrugë makine pa trotuare për kambesoreve!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?