Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, ku si pasojë një 28-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Sipas policisë, 28-vjeçarja me iniciale A.L., humbi kontrollin e drejtimit të mjetit dhe u përplas me një shtyllë.
E reja e plagosur u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento