Atalanta po mendon që të afrojë Edon Zhegrovën. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë me Lille dhe klubet që e duan po shtohen. Sidomos kjo po vjen pas paraqitjes ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, ku ai shkëlqeu dhe tregoi aftësitë e tij.
Sipas “TuttoAtalanta.com”, te Atalanta e kanë Edon Zhegrovën në listën e lojtarëve të preferuar, por deri më tani asgjë konkrete. Kujtojmë se në rast se do të kalonte te Atalanta, sulmuesi i Kosovës do të gjente kapitenin e Kombëtares, Berat Gjimshiti.
Atalanta është vetëm një nga skuadrat e Serie A që interesohen për Zhegrovën, teksa më herët edhe Milani e kishte në plane sulmuesin anësor.