Shokët e 18 vjeçarit që u përplas për vdekje në Tiranë protestojnë para gjykatës: Të lihet në burg shoferi i makinës! Viktima pa vrasjen e babait nga gjyshi i tij

14 Qershor 2023, 12:29| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 13:09

  • Share

Shokët e Enjo Saliajt që vdiq në një aksident në Tiranë në shkurt të këtij , kanë protestuar para Gjykatës së Tiranës, të cilës i kërkojnë mos lirimin nga qelia të shoferit që shkaktoi aksidentin.  18-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e 2 shkurtit në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë. Enjo Saliaj, po udhëtonte me motor, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashi i cili u arrestua. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin për tu arrestuar më vonë nga blutë e kryeqytetit.

Enjo Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga nga vjerri në qershor të vitit 2021, Mexhit Picari. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit, Kudret Saliaj dhe Dhurata Saliaj. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, për vrasje në bashkëpunim, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.

Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu mbeti i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fhjkm: 14/06/2023 17:36

    Aksidenti i ndodh kujtdo,por ndryshim shume te madh ka kur nuk ndalon te japesh ndihmen. Ishte vrasje. Edhe me teper tragjike per shkak te moshes, dhe historise tragjike te viktimes. Iu prehte shpirti ne paqe :(((

    Përgjigju
  • Xxxxx: 14/06/2023 14:11

    Gjukatesit shtresa me e ulet ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?