'Shokët nuk më thonë që jam i varfër!' Kevini, 11-vjeçari me 10-ta që punon të ndihmojë prindërit

13 Prill, 15:51| Përditesimi: 13 Prill, 16:11

  • Share

Është e shtunë, ditë pushimi në shkollë, por jo për Kevin. 11-vjeçarin e gjejmë në zonën e njohur si 9 katëshet në kryeqytet duke shitur lule. 

“Fitoj 10, 15, 5 mijë lek në ditë varet sesi ecën puna, sipas njerëzve që blejnë lule, duan apo nuk duan”, na tregon ai.

Gazetarja: Sa e lodhshme është kjo për ty?

Kevin: Është e lodhshme sepse jam gjithë ditën në ecje.

Kevin nuk ka para, ndaj del në rrugë për të fituar. Pasdite në orët e mbrëmjes, pasi kthehet nga shkolla, ndërsa fundjavat që në mëngjes herët.

“Sipas kushteve duhet të punoj patjetër, sepse po të jem mirë nuk kam përse të dal. E ndjej veten se duhet të punoj, jo se më thonë prindërit duhet të dalësh patjetër. E kuptoj që duhet të dal për të shitur lule, që të bëj lekë”, thotë 11-vjeçari.

Gazetarja: Prindërit çfarë pune bëjnë?

Kevin: Mami pastruese, ndërsa babi ndihmës pompash

Kevin ka edhe ndihmën e shokëve dhe shoqeve për punën që bën. Tregon për Report që është një nxënës i shkëlqyer me rezultate në mësime.

Gazetarja: A ndihesh i paragjykuar kur të shohin bashkëmoshatarët duke shitur lule?

Kevin: Shokët nuk më paragjykojnë, madje më mbështesin, nuk më thonë që jam i varfër.

Gazetarja: A shkon në shkollë?

Kevin: Shkoj në shkollë dhe jam shumë mirë me rezultate.

Gazetarja: Çfarë notash merr?

Kevin: Marr 9, 10-ta. Ndonjëherë edhe 8, kur nuk jam shumë i përqendruar”.

Ndryshe nga Kevin, Manueli nuk ka shkuar asnjë ditë në shkollë pasi i duhet të sigurojë të holla për veten dhe familjen e tij. Zgjohet çdo ditë në orën 7 të mëngjesit dhe del rrugëve të kryeqytetit për të siguruar para.

Kjo është karroca e pandashme për Manuelin, që e shoqëron në çdo hap të ditës nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes duke mbledhur kanaçe.

Gazetarja: Me kë del të mbledhësh kanaçe?

Manueli: Vetëm

Gazetarja: Sa lekë fiton në ditë?

Manueli: Fitojë 5 mijë lekë.

Gazetarja: A është e vështirë kjo punë për ty?

Manueli: Është shumë e vështirë.

Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në vitin 2023 në të gjithë vendin janë identifikuar 182 fëmijë në situatë rruge, të cilët janë çuar në qendrat sociale.

Lëvizja e fëmijëve të vegjël të pashoqëruar në rrugë për ekspertët rrugor shihet tepër shqetësuese, pasi jo vetëm që u rrezikohet jeta, por shpesh herë bëhen burim aksidenti për drejtuesit e automjeteve.

“Duke dal vetë këta fëmijë nën 10 vjeç, qoftë ata që kërkojnë diçka në semafore apo fëmijë të tjerë që do blejnë diçka nga njëra anë e rrugës tek tjetra dhe duke marr parasysh që drejtuesit e automjeteve këtu tek ne nuk kanë një kulturë të lartë të sigurisë rrugore në përditshmëri, po kanë një agresivitet gjatë drejtimit të mjeteve”, shprehet Artur Sulçe, ekspert rrugor.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Respekte: 13/04/2024 22:51

    Kesaj pune qe ben tani do ja shikosh hajrin me vone shume me shume se tani. Te ben te mesosh me shume dhe te ben shume me te pjekur se bashkemoshataret e tu. Bravo.

    Përgjigju
  • Ela: 13/04/2024 20:19

    Ju gazetaret keni plot shembuj te tille qe sherbejne si modele te mira per gjithe femijet. Stop promovimit te jetes lluksoze me para te pista, politikaneve hajdute e medioker dhe vajzave te fryra me botox bosh nga brenda. Stop

    Përgjigju
  • Apel per te gjithe: 13/04/2024 17:22

    Ndihmoni keto dy femije te mire dhe puntor per nje pun prinderve keshtu qe te shkojn ne shkoll pa shqetesime dhe rregullisht. Mos E ANASHKALONI KETE SITUATI JU LUTEM KUSH KA MUNDESI TI NDIHMOI ME SHPIRT E ME ZEMER .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?