Dëmtimi i Lukakut

Sport

Shokohet Napoli, Lukaku do i nënshtrohet operacionit! Mungon të paktën katër muaj

18 Gusht, 13:54| Përditesimi: 18 Gusht, 13:56

  • Share

NAPOLI - Lajm i keq për Napolin dhe Antonio Conten pasi do të duhet shumë kohë (të paktën katër muaj) që Romelu Lukaku të jetë përsëri në dispozicion. Kampionët e Serie A kanë konfirmuar lëndimin e rëndë për sulmuesin belg, i cili u dëmtua gjatë miqësores kundër Olympiacos. Tanimë Lukaku do i nënshtrohet një operacioni që do e mbajë gjatë jashtë fushës.

"Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Olympiacos, Romelu Lukaku iu nënshtrua testeve instrumentale në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një dëmtim të shkallës së lartë të rectus femoris në kofshën e majtë. Lojtari i kaltër tashmë ka filluar procesin e rehabilitimit dhe do t'i nënshtrohet edhe konsultave kirurgjikale", thuhet në një deklaratë nga klubi.

Në këtë pikë, klubi do të kthehet në tregun e transferimeve për të kompensuar mungesën e sulmuesit. Drejtori sportiv Manna dhe trajneri Antonio Conte po vlerësojnë mundësinë e sjelljes së një përforcimi tjetër në sulm, në mënyrë që të mos mbeten të ekspozuar dhe pa forcë në sulm para fillimit të sezonit të ri.

Conte e gjen veten me vetëm një sulmues në dispozicion, Lorenzo Luça, i marrë nga Udinese si zëvendësim për belgun. Ndër emrat që po u ofrohen janë ato të një dëshire të hershme të Napolit, Zirkzee i Manchester United, i cili qëndroi në stol për debutimin në Premier League kundër Arsenalit dhe është i destinuar të ketë kohë të kufizuar loje për shkak të sulmit të mbipopulluar, por mund të afrohet vetëm në huazim. 

Mitrovic, i cili ka pasur një mosmarrëveshje me Al-Hilal dhe është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën e tij për t'u rikthyer në Evropë, është gjithashtu në garë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zgjidhja: 18/08/2025 14:52

    Napoli duhet te blejé Mirlind Daku , nje lojtar golashenues do ishte vlere per Napolin kete sezon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?