Max Verstappen

Shokon kampioni i botës, Verstappen: S'më shihni në Formula 1 pas disa vitesh, tërhiqem

6 Gusht, 15:31| Përditesimi: 6 Gusht, 15:32

  • Share

Max Verstappen ka shijuar tre tituj kampion radhazi në Formula 1 me Red Bull, por për holandezin gjërat janë të qarta. Në një bisedë të fundit për mediet, ai ka thënë se pas disa vitesh do tërhiqet nga Formula 1. 26-vjeçari dominon edhe këtë sezon dhe duket se është pranë titullit të katërt në karrierë.

 “Ku do të jem pas disa vitesh? Unë do të jem në pension. Sigurisht që nuk do të jem ende këtu në Formula 1 duke garuar si shumë pilotë të tjerë”.

Në disa gara këtë sezon holandezi ka shfaqur nervozizëm, ç’ka është vënë re në komentet në radio me Gianpiero Lambiase, inxhinierin e tij.

“Të dy duam të fitojmë, nuk jemi këtu për të përfunduar të dytin apo të tretët”, tha holandezi.

“Ne nuk mund të fitojmë çdo fundjavë. Jemi shumë kritikë, por jemi dhe njerëz të ndryshëm. Unë synoj perfeksionin edhe pse e kam të vështirë ta arrij gjithmonë, por dua të punoj për t’iu afruar sa më shumë. Ndonjëherë ka momente tensioni, por më pas gjithçka funksionon në mënyrë perfekte”, tha Verstappen.

Këtë sezon ai ka patur edhe një mosmarrëveshje me britanikun Lando Norris. “Miqësitë në F1 janë të mundshme. Ne e respektojmë njëri-tjetrin në pistë dhe luajmë sport së bashku. Brezi i ri është i tillë, sepse ne jemi rritur së bashku që në garat kart”, tha kampioni i F1.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?