Stephen Chamberlain

Misteri shokues! Manjati i jahteve Mike Lynch ende i zhdukur, humb jetën partneri i tij në biznes! U përplas nga një makinë

20 Gusht, 19:09| Përditesimi: 20 Gusht, 19:41

  • Share

Stephen Chamberlain, partneri ne biznes i manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch, ka vdekur pasi u përplas nga një makinë. Mike Lynch aktualisht është i zhdukur në Itali pasi jahti Bayesian u godit nga një stuhi.

Sipas BBC, 52- vjeçari, Chamberlain vdiq pasi u godit nga automjeti, teksa po kalonte rrugën në Cambridgeshire, në Angli ndërsa shofer që drejtonte mjetin ishte një grua 49-vjeçare nga Haddenham,

Gary Lincenberg, avokati i Chamberlain, e përshkroi atë si një "njeri të guximshëm".

"Klienti dhe miku ynë i dashur Chamberlain u godit për vdekje nga një makinë të shtunën ndërsa po kalonte rrugën. Ai ishte një burrë i guximshëm me integritet të pashoq. Na mungon shumë", tha ai. 

Kërkimet për të zhdukurit nga jahti në brigjet e Siçilisë kanë rifilluar ditën e sotme. 6 turistë përfshirë zotin Lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare mbeten të zhdukur nga jahti i quajtur Bayesian. Ai u godit gjatë stuhive të forta në orët e para të së hënës (18 gusht). Kryetari i Morgan Stanley International Bank, Jonathan Bloomer dhe avokati i Clifford Chance, Chris Morvillo, janë gjithashtu në mesin e të zhdukurve.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 20/08/2024 21:42

    Cfare “rastesie “ ne te njejten kohe aksidentalisht humbasin jeten dy pronaret e kompanise , nuk ju duket shume e cuditeshme kjo gje ? Vrasje e organizuar nga profesioniste qe nuk len asnje gjurme , kushedi se kush kishte interes per ate kompani nga peco grosat

    Përgjigju
    • papingji: 22/08/2024 09:10

      Artur je pak i vonuar ose tmerresisht i cilter. Ji ne jete pak me shume PS.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?