Rahem Sterling

Sport

Shoku i vogël humbi jetën pas luftës me leuceminë, Stërling paguan funeralin e talentit të Crystal Palace

23 Prill 2019, 12:49| Përditesimi: 23 Prill 2019, 12:54

  • Share

Futbollisti i Manchester City-t, Rahem Sterking, ka marrë përsipër të paguajë të gjuthë shpenzimet e funeralit të Damary Dawkins, 13-vjeçarit që ndërroi jetë muajin e kaluar pas betejës së humbur me leuceminë.

Stërling dhe Dawkins kishin krijuar një marrëdhënie të veçantë gjatë një ndeshje mes Crystal Palace dhe Manchester City, pasi 13-vjeçari ishte pjesë e akademisë së Crystal. Më herët, para se të ndërronte jetë, Stërling e kishte vizituar Dawkins në spital, ndërsa në një ndeshje mes Anglisë dhe Republikës Çeke futbollisti i dedikoi një nga golat 13-vjeçarit.

“Damary ishte një djalosh i vogël special që preku mjaft njerëz, përfshirë edhe mua. Pozitiv deri në fund dhe një shembull për të gjithë,”-deklaroi Stërling pasi mësoi lajmin e hidhur.

Për Stërling kjo nuk është herë e parë që bën gjeste për t’u lavdëruar, pasi më herë futbollisti preu 550 bileta për fëmijët në gjysmëfinalen e FA Cup mes Manchester City-t dhe Brighton.
 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?