GJERMANI - Një tifoz u rrëzua pa ndjenja gjatë ndeshjes së Bundesligës këtë të shtunë mes Schalke 0-3 Bayer Leverkusen dhe ndërroi jetë.
"Jemi të hidhëruar të raportojmë se një tifoz u rrëzua pa ndjenja në tribunën jugore sot dhe ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve nga mjekët. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e tij. Pusho në paqe," shkroi Schalke në kanalet e komunikimit.
Spektatori mori ndihmë mjekësor dhe tifozët nga të dyja skuadrat ndaluan së kënduari dhe ulën flamujt pasi u informuan për urgjencën mjekësore nga spikeri i stadiumit në fund të ndeshjes.
"Ky lajm tregon se ka gjëra shumë më të rëndësishme se humbja. Ngushëllime familjes," tha trajneri i Schalke, Thomas Reis.