DURRËS- Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në Durrës. Një familje nga Gjilani i Kosovës, 3 anëtarët e saj, kanë humbur jetën. Referuar burimeve zyrtare, ato janë helmuar nga kërpudhat të cilat i kishin mbledhur vetë dhe po i konsumonin në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit në Durrës. Lidhur me ketë ngjarje janë vënë në hetim dhe 2 mjekë të qendrës Shëndetësore Manëz, pasi akuzohen se nuk kanë dhënë mjekimin e duhur.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Haliti si dhe bëri apeli që të zbardhet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.
“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në reagimin e Hazirit.
3 anëtarët e familjes që kanë humbur jetën
Ngjarje teper e trishte.Nuk duhet te mbledhesh e konsumosh kerpudha kur nuk i njeh.Kerpudhat e egra (te pa kultivuara) jane te jashtezakoshme ne shije,po t'i pjekesh mbi zjarr.Tani ne internet, ka cdo info.si te njohesh helmueset nga te ngreneshmet,por kur je fillestar,interneti nuk mjafton,duhet qe ne fillim te shoqerohesh nga nje konosur kerpudhash.Por keshilla me e mire eshte:bli ato qe shiten ne treg ,te kultivuara e te paketuara,sakrifikon shijen,por shpeton shendetin dhe jeten.
PërgjigjuKjo eshte tragjedi ne shqiperi. nje familje nga gjilani vjen per pushime ne shqiperi dhe shuhet
Përgjigju