VIDEO/ Shokuese, pacientja lëviz gjatë operacionit, mjeku e godet me grusht në fytyrë

22 Dhjetor 2023, 20:55| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 21:34

  • Share

Disa pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë në një sallë kirurgjikale , në Kinë, kanë shokuar publikun në mbarë botën.

Një kirurg i cili po kryente një ndërhyrje kirurgjikale në syrin e një pacienteje, ka goditur me grusht në fytyrë këtë të fundit, i acaruar se ajo lëvizi gjatë momentit të operacionit.

Sipas mediave ndërkombëtare, pacientja e cila u godit 3 herë me grusht në fytyrë ishte një 82-vjeçare.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, por pamjet janë publikuar së fundmi.

Autoritetet spitalore po hetojnë incidentin, duke pezulluar kirurgun, si dhe kanë shkarkuar titullarin e departamentit përkatës.

Ekipi i spitalit thotë se incidenti ndodhi për shkak se pacientja nuk ndaloi së lëvizuri gjatë operacionit.

Shkak i lëvizjeve të shumta të pacientes 82-vjeçares gjatë operacionit në sy, besohet të jetë një alergji që ajo ka pësuar nga anestezia, duke bërë që të tundte kokën disa herë.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në spitalin në Guigang, një qytet në Kinën jugperëndimore, 482 kilometra në perëndim të Hong-Kongut.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?