Kristo Mërtiri, një nga gazetarët profesionist që mbi 40 vjet me radhë nuk rreshti së shkruari për Jugun, veçanërisht i përkushtuar për Përmetin e përmetarët, është nderuar nga Shoqata Atdhetare Kulturore "Avni Rustemi".
Nipi i Heroit të Popullit, drejtuesi i shoqatës Ajaz Rustemi, i ka dhënë personalisht Çertifikatë Mirënjohje gazetarit dhe intelektualit Kristo Mërtiri, me motivacion, si "Dashamirës i shoqatës "Avni Rustemi" dhe kontribuues me shkrimet për figurën e heroit kombëtar Avni Rustemi".
Në një ceremoni të zhvilluar ditën e shtunë në Tiranë, me rastin e 20 vjetorit të botimit të numrit të parë të gazetës "LIBOHOVA", Shoqata organizoi një takim të zgjeruar me libohovitë, miq e të ftuar. U ndanë Çertifikata Mirënjohje për disa personalitete, libri i sapobotuar për Libohovën, si dhe u recituan vargje nga bija e këtij qyteti, mësuesja e nderuar e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Violeta Bejleri Mita.
Një ngjarje e veçantë dhe me plot biseda e zhvillime, për miq e intelektualë që në dekada e kanë ngritur Jugun, e veçanërisht zonën Tepelenë, Përmet, Gjirokastër e Sarandë. "Pena që shkroi e këndoi në kufijtë e dy shekujve: për jetën, historinë, njerëzit, dashuritë, dhimbjet, gëzimet, zhgënjimet", shkruante kohë më parë gazetari Engjëll Serjani, për njërin prej këtyre personaliteteve, Kristo Mërtirin.
Takimin e çeli drejtori i gazetës Pëllumb Kumbaro, ndërsa Bexhet Çobani foli për historikun e saj dhe ndau falas librin voluminoz për Libohovën. Kryetari i Shoqatës, njëherësh nip i Heroit e të paharruarit Avni Rustemi, Ajaz Rustemi, mbajti një fjalë të veçantë dhe në fund ndau çertifikata dhe për intelektualët e tjerë: Agim Demi, Osman Buzo, Ëngjëll Fino, Bexhet Çobani, Nevzat Haxhiu, Pirro Koçi, etj.
Për t'u ndalur te Kristo Mërtiri, tre vite më parë ai është shpallur "Qytetar Nderi" i Përmetit, duke u "shenjtëruar" jo vetëm në kujtesën e përmetarëve, por dhe të gjirokastritëve, tepelenasve, delvinjotëve e sarandjotëve; komunitete për të cilat shkroi me aq dashuri për mbi 40 vjet.
“Kush këndon, tremb mjerimin e dëshpërimin. Por edhe ai që loton, largon nga vetja hallet e jetës dhe gëzon!” Kjo ka qenë filozofia e shkrimeve të profesor Mërtirit, siç më pëlqen ta quaj unë, por dhe mendoj se e meriton plotësisht këtë titull sepse është një intelektual dhe shembull i gjallë i gazetarisë profesioniste, krijimtarisë së spikatur dhe qindra e mijëra shkrimeve plot jetë.
Gazetarii mirenjohur profesionist Zoti Kristo Mertiri eshte bere figure e njohur per shkrimet e tija te pastra e dinjitoze . Ne patem fatin ta kemi te ftuarin e veçante ne takimin e organizuar me rastin e 20 vjetorit te Gazetes “ Libohova “ ketu ne Tirane Fjalet e tija ne kete takim u priten me kenaqesi dhe u vlersuan per shpirtin e tij atdhedashes per korektesen e veçante ne mbrojtje te figurave historike kombetare. Me shkrimet e tija ai kontribon me te verteten e padiskutueshme Siç e tregoj dhe me shkrimin e fundit ne mbrojtje te heroit Avni Rustemi ku me fakte te verteta hodhi poshte shpifjet ndaj djalit te Libohoves heroit te kombit Avni Rustemi . Shkrimi i tij na gezoj pa mase se ishte shkrime i drejtperdrejte ne momentin e duhur qe i doli ne mbrojtje heroit tone Per kete kontribut qe ai jepe ne mbrojtje te figures se kombit Avni Rustemi shoqata e nderoj me Çertifikate Mirenjohese dhene ne kete takim Respekte ketij gazetari te shquar ku me punen e tij te paster gezon mirenjohjen tone
Përgjigju