Tirana

Shoqata 'Devolli' mbjell pemë në Tiranë

29 Mars 2019, 19:25| Përditesimi: 29 Mars 2019, 19:30

  • Share

Për të tretin vit radhazi, shoqata “Devolli” iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë dhe për të shtuar gjelbërimin në Parkun e Liqenit, në atë që njihet si “Pylli i Dritëroit”.

Anëtarë të kësaj shoqate, të cilët jetojnë dhe punojnë në kryeqytet, së bashku me familjet e tyre,  të shoqëruar nga kryebashkiaku Erion  Veliaj mbollën disa fidanë në shenjë mirënjohje për qytetin që u hapi dyert dhe zemrën.

Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana është një qytet i destinuar të rritet dhe këtë e tregon edhe numri i lartë i atyre që zgjedhin ta ndërtojnë jetën e tyre këtu. Ai e quajti këtë veprim një simbolikë të një Tirane që ka hapur dyert për të gjithë.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?