‘Shoqata e futbollit në Shkodër si grup i strukturuar kriminal’, kandidati për kryetar flet për Report TV: Nuk do lejoj zgjedhje pa mediat! FSHF po manipulon

1 Shkurt 2022, 12:22| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 15:00

  • Share

Kujtim Shaba, trajner futbolli dhe ish-drejtues i klubit të Vllaznisë, në studion e ‘Report TV’ tregon se po has peripeci të jashtëzakonshme për t’u rregjistruar si kryetar në shoqatën rajonale të futbollit në Shkodër. Ai thotë se është propozuar nga tre anëtarë sipas statutit, por pavarësisht kësaj nuk është konfirmuar nga drejtuesit e shoqatës.

“Ishim të parët që duhet të bënim zgjedhjet, por u shtynë për COVID. Sipas procedurave deri më 20 dhjetor janë bërë propozimet në Shkodër dhe brenda rregullave tre shoqata kanë propozuar emrin tim. Me datë 22 dhjetor kam dërguar një shkresë te shoqata e Shkodrës ku i pyes nëse jam kandidat? Dhe nëse jam më vendosni në diospozicion listën e votuesve.

I kërkova me qëllim për të bërë fushatën. Zyra rajonale e Shkodrës tha nuk bëjmë kontroll, na ka marrë federata të gjitha dhe nuk japim dot përgjigjje. Marr drejtorin aktual (kryetarin e shoqatës së Shkodrës) Armando Cungun, që për çudi është trajner i ekipit kombëtar U-19, por nuk më hap telefonin. I kam dërguar dy shkresa (shoqatës) plus një personale (Cungut) më 26 janar, një shoqatës së Shkodrës me shkrim dhe një Armando Cungut po me shkrim dhe s’ka asnjë përgjigjje.

Dje bëra një takim në FSHF me Aldi Topciun, jurist. Diskutimi ishte paqësor, miqësor dhe më shpjegoi përse zgjedhjet i bën zyra rajonale e futbollit në Shkodër. Ai tha se duhet ti vendosin në dispozicion ato. Unë jam bërë si top ping pongu ku një raketë e ka FSHF dhe tjetrën e ka shoqata rajonale e Shkodrës,”-u shpreh ai.

Në këto kushte kur askush nuk i konfirmon asgjë Kujtim Shaba thotë se as vetë nuk e di nëse do jetë kandidat për kryetar.

“As nuk më sqaron askush, as nuk më thotë se janë shtyrë. Mua nuk më lajmërojnë. As policia nuk ishte njoftuar sepse kishin ardhur për zgjedhjet,”-deklaroi Shaba.

Pavarësisht gjithë kësaj që po ndodh Kujtim Shaba thotë se nuk do të heq dorë. Ai premton se zgjedhjet më 8 shkurt nuk do kryhen nëse nuk ka transparencë. Madje shkon duke akuzuar deri në atë pikë sa shoqatën rajonale të Shkodrës dhe drejtuesit aktual i quan ‘grup i strukturuar kriminal’.

“Unë nuk jam Ed Prodani që braktis fushën e betejës. Nëse nuk zbatohet rregullorja dhe statuti nuk do ketë zgjedhje. Unë kam armët e mija ku do luftoj për transparencë edhe pse me rregullat e tyre, por brenda ligjit, brenda statutit. Kanë 6 muaj që punojnë me një plan kriminal shoqata e futbollit të Shkodrës. I shtynë zgjedhjet sepse ndryshe ishin të humbur. Gjetën shkak COVID-in. U bënë protesta, kafet hapur, dasma po.

Nuk di sa anëtarë janë, nga 17 po më dalin 27. Po kush i lejon 27?! Janë si Enver Hoxha. Nuk ka apel që i ka vërtetuar kur janë bërë ndryshimet statutore. Nuk do ketë zgjedhje nëqoftëse nuk ka media që monitorojnë procesin zgjedhor. Televizionet do jenë nga fillimi në fund, të jenë prezentë. Këtu është bërë një grup i struktuar kriminal. Ka edhe ndeshje të trukruara që kur të dalin nuk e di se ku kanë për të shkuar,”-përfundoi Kujtim Shaba.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?