Kosova & Rajoni

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës dënon paketën antishpifje

16 Dhjetor 2019, 22:06| Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 22:07

  • Share

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës e cilësoi paketën ligjore "antishpifje" të qeverisë së Shqipërisë një rast të pashembullt në botën demokratike.

Ajo tha në një komunikatë se gazetarët e Kosovës i bashkohen "thirrjes së gazetarëve dhe mediave shqiptare, organizatave të medias, të shoqërisë civile si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat kërkojnë nga qeveria të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Parlamentit".

Shoqata thotë se ndryshimet në ligjin për mediat audiovizuale dhe ligjin për komunikimet elektronike do të censurojnë drejtpërdrejt median online dhe rrezikojnë seriozisht lirinë e shprehjes.

E drejta e fjalës në çdo vend demokratik, thuhet në komunikatë, trajtohet nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meta: 17/12/2019 13:09

    Shoqata e Gezetareve te Kosoves, eshte e nxituar apo cytur nga ky Rrumbpalla I Tropoojes,argati me besnik e me I lire i UDB,Ky krah partiak,ka kohe qe mundohet mosveprimin e mosdijen politike ta shenderroje ne sulm ndaj atyre qe kane mbi 50% te besimit te sovranit,Si vleresohet thirrja e panderpre te alos,Bashes,Mnikes dhe Metes,madje edhe ky Salijani I ndenuar, per sulm,per arme dhe "revolte"kunder shtetit deri ne kallje te Kuvendit.Keto shteti, me ligj e me Kushtetute, duhet ndalur e ndeshkuar,sepse keta veprojne keshtu, per te shpetuar nga ndeshkimi I reformes ne Drejtesi.

    Përgjigju
  • Populli: 17/12/2019 07:47

    Ju gazetaret qe sot po qirreni per ligjin antishpifje,pse ju djeg aq shum?dhe ju shoqata e gazetareve te Kosoves me Buzhalen ne krye si e keni ligjin ju? un si qytetare i thjedhte po te shpif denohem me burg per shpifje po keto maskarej gazetaresh qe rrine gjith diten duke shpifur a nuk duhet denuar dhe pse. .

    Përgjigju
    • Arbëri: 20/12/2019 15:41

      Edhe gazetarët e Dardanës u futën në kazanin mediatik politikë me liken në ballë...turpi nuk ka kufijë

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?