Anëtare të shoqatës "Shqiponja të Mëndafshta"

Sociale

Shoqata e grave shqiptare në Bari 'Shqiponjat e mëndafshta' takim letrar më 15 tetor, të ardhurat nga shitja e librit do t'i shkojnë një shtëpie që kujdeset për gratë e dhunuara

13 Tetor, 11:19| Përditesimi: 13 Tetor, 11:23

Në Itali një shoqatë me gra dhe vajza shqiptare, “Shqiponjat e mëndafshta”, kanë ndërmarrë një nismë shumë interesante për t'i ardhur në ndihmë personave të dhunuar në Shqipëri. Më datën 15 tetor ata do të zhvillojnë një takim me autorë librash, sigurisht duke respektuar në mënyrë rigoroze masat anti COVID, me 'green pass' ose me rezultat negativ të tamponit 48 orë para takimeve.

Më datë 15 tetor 2021 në orën 18:00 në sallën e konferencave në Kishën e San Sabino di Canosa Vescovo, e vendosur në Bari, rruga Caduti del 28 Luglio 1943, n.5 - behët prezantimi i librit “ABC-ja e dashurisë së pezulluar” të shkruar nga Rossana Quagliariello dhe botuar nga shtëpia botuese Adda 2020.

Një kohë e pezulluar, ajo e izolimit, një dashuri e pezulluar për një mbesë të pa lindur ende, janë idetë e këtyre faqeve, rastet më të përshtatshme për t’u kënaqur më pasionin kurrë të fikur, por gjithmonë “të frenuar“ në shkrim. Ekziston dhimbja e një fundi të padrejtë të një miku që kishte ende kohë për të jetuar, ëndrra për të realizuar dhe emocione për të dhuruar. Është përpjekja për t’i dhënë kuptim virusit që për fat të keq të largon papritmas.

Një libër i shkruar gjatë periudhës së lockdoën, një luftë pa luftë që të gjithë u gjetëm ta përjetonim pa dallim.

Këtë herë nuk behët fjalë për një prezantim të thjeshtë sepse të ardhurat nga shitjet e librit do të shkojnë për bamirësi në një shtëpi-familjare në Shqipëri, Casa Famiglia-s "Rozalba" , e cila ndodhët në Gjadër, në Lezhë.

Një realitet që ekziston për më shumë së pesë vjet dhe që mirëpret dhe kujdeset për vajzat që kanë pësuar dhunë. Gratë për Gratë, këtë herë 'Shqiponjat e Mëndafshta' e gjejnë veten dukë luajtur një rol mbështetës dhe ndërgjegjësues, duke u përpjekur të nxisin aty ku ka nevojë për t’u ndërhyrë.

Takimi do të moderohet nga avokatja Kristina Blushi, anëtare e shoqatës Shqiponjat e Mëndafshta. Kryebashkiaku Antonio Dëcaro do të japë përshëndetjet e tij zyrtarë, pasi në librin në fjalë ai është një nga protagonistët. Rossana Quagliariello në librin – ditar e saj tregon dhe i referohet punës së kryer nga Kryebashkiaku i qytetit Bari gjatë periudhës së lockdoën, dukë specifikuar përgjegjësinë dhe përkushtimin për qytetarët e saj dhe qytetin e Barit.

Do të jenë edhe përshëndetjet institucionalë të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë zonjës Gentjana Mburimi. Do të pasurojnë takimin ndërhyrjet e këshilltares të Eelfare, Francesca Bottalico dhe përgjegjësja e garantimit të të drejtave të minorëve për Rajonin Puglia, Rosy Paparella.

Do të jetë i pranishëm koordinuesi i Casa Famiglia-s "Rozalba"  Frederik Suli.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?