Infermierët në QSUT duket se prej muajsh nuk e marrin pagën në datën e caktuar. Kjo është bërë e ditur nga Shoqata e Infermierët, e cila bën me dije se kjo situatë vijon prej disa muajsh, ndërsa ata kanë frikë të flasin pasi mund t'i heqin nga puna. Një tjetër ankesë e infermierëve është edhe fakti se ata ndihën nën presin për të diskutuar ndonjë ankesë të tyre, pasi marrin vërejtje ose i lëvizin në spitale të tjera. Zëra të pakonfirmuar zyrtarisht thonë se edhe pagat e mjekëve të QSUT-së dhe bonusi që merret për mjekët që trajtojnë Covid, është vonuar.
"Sot edhe pse data shënon 17 Infermierët e QSUT ende nuk kanë marre pagën e cila duhej të merrej brenda datës 10. Të mësuar tashmë për vonesat e pagave, por sidomos kur vjen muaji janar, ku pagat e tyre mund të merren dhe rreth datës 20 ankohen, por të frikësuar mos i dëgjon ndokush. Kemi frikë të flasim se dhe në çdo turn e dimë që caktojnë nga një spiun, apo sidomos koordinatorët e administratoret kaq duan dhe të vjen shkresa për vërejtje, lëvizje nga puna. Na lëvizin ku të duan pavarësisht sa eksperiencë kemi dhe sa të kualifikuar jemi. Thonë që kontratën e ke me spitalin thjesht infermier, por pozicionin ua cakton spitali aty ku sheh që ka nevojë", shkruan Shoqata e Infermierëve.
Shoqata e Infermierëve gjithashtu shpreh shqetësimin se disa poste në spitale janë kthyer në monopol nga njerëz që nuk kanë as kualifikimin e duhur, por qëndrojnë me urdhër partie. Ata shprehen se edhe pse po shfrytëzohen kanë sërish frikë të flasin për të drejtat e tyre në punë.
"Ky është fenomen që ndodh vetëm ndaj infermiereve dhe sanitareve pasi postet e tjera drejtuese si kryeinfermieret janë bërë post monopol të individëve të caktuar ku shpesh herë s’kanë as kualifikimin e duhur për të qenë në atë post drejtues, por miqësi. Partia i mban aty dhe ata dinë vetëm të japin urdhra e të bëjnë shkresa, pasi kur vjen puna për diskutim ose parashtrimin e një ankese ato as ta marrin parasysh duke thënë s’më pyet njeri mua dhe s’kam pse rrezikoj për ty. E ne të gjitha këto, ku duket që infermierët janë me të bulëzuarit, kudo janë thjesht punëtore për të plotësuar nevojat e spitalit e asgjë më shumë", shkruhet nw denoncimin e tyre.
Gjithashtu infermierët shprehen se përtej mosvlerësimi, ata ndihen edhe të rrezikuar pasi punojnë pa protokolle dhe janë në rrezik të përditshëm infektimi, në një kohë që vendi po përballet prej më shumë se 2 vitesh me pandeminë e COVID-19.
Duke punuar pa protokolle, duke punuar të rrezikuar ndaj çdo infeksioni dhe sëmundje, duke u nëpërkëmbur, duke mos u paguar, duke u përdorur politikisht e duke u shfrytëzuar në maksimum sërish ata kanë frikë të flasin e të ngrihen për veten e tyre" përfundon njoftimi i Shoqatës së Infermiereve të Shqipërisë.
sistemi shendetesor ka probleme eshte I vjeter do reforme ti pershtatet kohes punohet pa ptotokolle me pak ambiente pune. nuk ezhte paga sipas punes e merites ky reality eshte ne sistemin paresor spitalor e Universitar.kaq po folem me teper lexuesit do habiten me dt tre mater pese punesimin brenda 8 orareshit e cudi te tjera kush te pyet . po fole iken na puna
PërgjigjuKjo histori ka vite qe mbushen spitale e poliklinika me spiuna partie, kush flet dhe ngre zerin per padrejtesi ne pune sulmohet nga cdo drejtim duke e kercenuar me buken e gojes. Dilni tani militant thoni jam gabim dhe shani qe gjasme keto sjane te verteta. Shtet kurve!!
PërgjigjuPo rryshfetin qe merni mos e haroni,ju te shoqates.
PërgjigjuJam infermier dhe une Ita, nuk ta uroj semundjen kurrë! Po sa per infermieret mos flisni jane me te perbuzurit e te pavlersaurit, ne djall vaft ajo 5mij leksh qe po na e zini ne goje kudo, por duhet te dish qe pa infermier ska mjeksi... UROJ MOS TA PROVOSH.