Ardian Hysa, kryetar i shoqatës së të verbërve në takimin me kryeparlamentarin Gramoz Ruci

Politikë
Top 24

Shoqata e të verbërve takon Ruçin, kryetari Ardian Hysa: Popullariteti juaj, mbështetje për ne

15 Tetor 2018, 14:55| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 14:58

  • Share

Shoqata e të verbërve të Shqipërisë ka zhvilluar një takim sot me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ardian Hysa, kryetari i shoqatës në takimin me Ruçin, ka renditur disa kërkesa lidhur me hapësirat ligjore dhe burimet financiare për të plotësuar këto kërkesa.

Hysa i ka thënë Ruçit se popullariteti dhe ndjeshmëria e tij, është një mbështetje e madhe për të verbërit dhe personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

“Popullariteti dhe ndjeshmëria juaj janë një mbështetje e madhe për të verbërit dhe personat me aftësi të kufizuara të Shqipërisë”- tha Hysa, drejtuar Ruçit.

Nga ana e tij, Ruçi, vlerësoi objektivitetin dhe realizmin e kërkesave të Shoqatës së të verbërve dhe premtoi se do të nxisë Qeverinë të plotësojë kërkesat e tyre.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?