Shoqata e Transportit ndryshon mendje, shpërndan abone: Duam mbështetje! Nafta u rrit, mund të rritet dhe bileta

1 Mars 2022, 21:37| Përditesimi: 1 Mars 2022, 21:41

  • Share

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, në Tiranë nuk u ndërpre shërbimi i transportit publik dhe nuk munguan as abonetë. Megjithatë Shoqata e transportit paralajmëroi se nëse do të mungojë mbështetja financiare, nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit të biletës.

 “Nuk do të ketë as përgjysmim flote të transportit urban , as ndërprerje aktiviteti pavarësisht se ishte paralajmëruar se 1 Marsi ishte ultimatumi i fundit i qeverisë dhe bashkisë për ndërmarrjen e këtij vendimi për shkak të vështirësive ekonomike me të cilat përballet ky sektor.”

“Pas disa diskutimeve dhe premtimeve i nxorëm në operim, por kjo nuk do të thotë që ne do të jemi të gatshëm për gjithë muajin të funksionojmë normalisht në transportin qytetas.- tha Dashnor Memaj kreu i shoqatës së transportit.

“Numri i aboneve është i njëjtë siç ka qenë në çdo muaj dhe nuk ka mangësi të aboneve.”- tha Rixhin Qoshja, kreu i shoqatës te transportit qytetas.

Edhe flota e autobusëve të rretheve po has në vështirësi për shkak se funksionon me kapacitet të përgjysmuar. Për përfaqësuesit e shoqatës në rrethe, mosdhënia e mbështetjes financiare do të sjellë falimentim dhe ndërprerje shërbimi.

“Rrethet e Vlorës, Lushnjes dhe Beratit ka një shkurtim të numrit të autobusëve, gati përgjysmim të tyre. Pavarësisht forcave të mëdha që kemi ne kemi hasur , jemi munduar të japim shërbim sa më të mirë qytetarëve e megjithatë nuk ia kemi arritur dot që të mbulojmë kostot. Në këto kushte do të vijohet të punohet me gjysmën e flotës deri në përmbushjen e kushteve

"Ndërkohë që kjo është radha për abone në pikat e tregtimit të tyre në qendër të Tiranë. Disa kanë ardhur që dje dhe kanë ikur duarbosh ndërsa janë rikthyer sot dhe na treguan që kanë më shumë se një apo 2 orë që po presin”, tha Ardjan Qato, përfaqësues nga shoqata e transportit në rrethe.

 “Abone ka, por kemi dy orë që po presim dhe asgjë s’është bërë deri tani, thjesht shtyhemi dhe asgjë.”-tha një studente.

“Kemi dy orë që presim këtu. Këto thonë që ka abone, por të shikojmë. Ishallah s’mbarojnë. Edhe dje po e njëjta gjë.”

“Kemi dy ditë që presim, kemi ardhur dhe dje.”

Operatorët e transportit urban kërkojnë rimbursim Të TVSH në shitje, heqjen e akcizës 37 lekë/litër dhe heqjen e taksës së qarkullimit të karburantit 27 lekë/ litër.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 01/03/2022 22:13

    Në radhë qëndrohet një mbas një jo si lopët gjithë ngjeshur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?