Kronikë

Erion Veliaj thirrje bashkive: Djegia e shkollës nga Hila, turp kombëtar!

28 Qershor 2019, 15:39| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 16:05

  • Share

Pasi Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e cilësoi shkarkimin e kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës si antikushtetuese dhe si një hakmarrje politike, ka reaguar Shoqata për Autonominë Vendore.

Kjo e fundit me kryetar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar me forcë sjelljen e kryetarit Zef Hila, duke e cilësuar si ‘turp’ aktin e djegies së materialeve zgjedhore në shkollën ‘Ndre Mjeda’.

Ndërkaq, u ka bërë thirrje bashkive që të mos tradhëtojnë misionin e tyre.

"Djegia e shkollës “Ndre Mjeda” në Vaun e Dejës, turp kombëtar! Dënojmë me forcë sjelljen e Kryetarit Zef Hila, e padenjë dhe e paligjshme, s'mund të përfaqësojë qytetarët. Thirrje bashkive, të mos tradhtojnë misionin ndaj njerëzve e ligjit. Solidaritet me banorët e Vaut të Dejës, s'kanë lidhje me dhunën, do ndihmojmë me ringritjen e shkollës. Mbështetje policisë, ftojmë qytetarët të votojnë lirshëm të dielën"-deklaron shoqata.

Kujtojmë, se ish-kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Zef Hila është shkarkuar ditën e sotme nga kryeministri i vendit Edi Rama, i cili është shprehur se ai do ndiqet edhe penalisht.

Komento

Komente

  • Lemcja: 29/06/2019 15:53

    Mos u merzit z Erion se ti je KRUEMINISTRI I ARDHSHEM DHE JO ME SHUME SE NJE VIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?