Foto nga restoranti publikuar nga PPNES

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve: Restoranti në afërsi të Elbasanit 3 rrëqebuj të balsamosur për zbukurim! Në menu derra të egër, kaproj, mëllenja

22 Qershor 2020, 14:11| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 14:17

  • Share

ELBASAN- Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNES) ka denoncuar se në një lokal në afërsi të Elbasanit janë ekspozuar tre rrëqebuj të vrarë, të balsamosur. Më skandaloze bëhet ngjarja, ku përveç se, ku ky restorant shërben  kafshët janë te ekzpozuara për zbukurim, ato janë pjesë e menusë së ditë, thekson PPNES pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka.

Në Shqipëri ekzistojnë jo më shumë se 10 rrëqebuj, 3 prej të cilëve janë përdorur për zbukurim nga pronarët e lokalit, por jo vetëm. Sipas tyre, ka edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura të ekspozuara.

"Tre rrëqebuj të vrarë, të balsamosur dhe të ekspozuar në një restorant në afërsi të elbasanit: barbaria ekstreme ndaj jetës së egër në Shqipëri arrin kulmin! Një restorant i vetëm në hyrje të qytetit të Elbasanit ka në brendësi të tij 30% të popullatës të të gjithë llojit në Shqipëri! Fatkeqësisht jo të gjallë, por të vrarë, të masakruar dhe të ekspozuar për argëtim klientësh dhe “zbukurim” ambienti. Rasti më skandaloz i raportohet PPNEA-s nga qyteti i Elbasanit. Jo vetëm rrëqebuj, por edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura ekspozohen në këtë restorant, i cili servir në mes të ditës edhe pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka.

Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si i rrezikuar në mënyrë kritike (CR) në Listën e Kuqe të IUCN, dhe në Shqipëri mendohet se mbijetojnë jo më shumë se 10 individë, çka e bën një nga gjitarët më të rrezikuar për zhdukje në vend. Ndërkohë që popullata në të gjithë Ballkanin vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 individë, kjo specie ende vazhdon të bjerë viktimë e brakonazhit nga individë që nuk tregojnë minimumin e konsideratës ndaj ligjit si dhe dhembshurinë minimale njerëzore ndaj një lloji që është në prag të zhdukjes.

PPNEA i bën thirrje të gjithë institucioneve vendimmarrëse, politikbërëse dhe ligjzbatuese, që të reagojnë me urgjencë ndaj rastit në fjalë dhe të parandalojnë në vazhdimësi raste të ngjashme, të cilat përbëjnë krime mjedisore, si dhe një rrezik serioz ndaj llojeve që janë drejt zhdukjes në vendin tonë", denoncon  Shoqata e Ruatjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri.

Foto nga restoranti publikuar nga PPNES

Ky denoncim vjen vetëm pak ditë pasi prestigjiozja " The independent" bëri një shkrim për një restorant në Drilon gatuan mish ariu, edhe pse për Report Tv pronari e mohoi duke thënë " S'bën vaki,nuk është e vërtetë".

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/06/2020 03:07

    Duhet bere nje reforme,organet perkatese duhet te kontrollojne:tatimet,regjistrimin e bisnesit,kuponin,ne raste restorantesh e klubesh,duhet kontrrolluar menuja ,si dhe <<zbukurimet>> e origjina e tyre.Kur I kane vajtur e kontrolluar taksat nuk u kane bere pershtypje rreqebujt e balsamosur,nuk kane bere asnje pyetje?!

    Përgjigju
  • Loni: 22/06/2020 16:06

    Po ato Kan gjuajtur gjate gjithe kohes se mos Po I monitoron njeri pyjet Apo kqfshet ketu Po vdesin njerezit pa kuptuar Jo kafshet. Gjate gjithe kohes eshte gjuajtur ne te gjithe shqiperine pa kriter edhe ne monatoriumin e gjuetise edhe ligjet e ketyre palove politikane kur duan keto plehra me ideals te groposin aq zgjat nje light ketu 1 muaj maximumi pastaj ja varin teneqet ligjit e popullit edhe te gjitheve. Ska sensibilizim popullor we ai qe del per te gjuajtur nuk ka logjike e moral... Por e ka lene shkollen qe ne klase te 4 fillore edhe se di cfare eshte zinxhiri ushqimor keshtu kos prisni rendiment nga nje shqiperi gangrene qe po ne jemi qe e hajme dita sites. Un personalisht jam kundra gjuetise biles ta mbyllin per gjithmone te rigjenerohet flora e fauna edhe kafshet... Po kush do ta bej PS pd Apo lsi keto plehrat qe Jan ne qarkullim!?kjo eshte tema qe na perket te gjitheve mua juve edhe atyre ne maj te fronit.

    Përgjigju
    • Tiktaku: 23/06/2020 02:14

      Për më tepër janë ngrënë vetë politikanët

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?