Disa organizata të shoqërisë civile kanë dhënë një deklaratë të përbashkët ditën e sotme për mediat. Ata kanë shprehur kundërshtinë e tyre për ligjin e kaluar pak ditë më parë në Parlament “Për Zonat e Mbrojtura”.
Sipas shoqërisë civile, veprimtaria ekonomike që parashikon ligji për t’u zhvilluar në zonat e mbrojtura cënon interesin publik, duke i transferuar këto zona në duar të investitorëve privatë.
Organizatat shprehen se do të informojnë presidentin privatisht si dhe trupin diplomatik në Tiranë të BE-së dhe SHBA-së.
DEKLARATE E PERBASHKET
E DISA ORGANIZATAVE TE SHOQERISE CIVILE
(E Marte, 27.02.204, ora 11:00. Hotel Mak Albania (Ish-Sheraton)
Organizatat e shoqërisë civile, pjesëmarrëse në Forumin Publik mbi amendimet e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, janë njohur me amendimet e ligjit në fjalë të javës së kaluar, e cila ishte një nismë ligjore e disa anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, por e mbështetur thelbësisht nga qeveria dhe institucionet vartëse të saj.
Nga shqyrtimi i amendimeve të miratuara në ligjin bazë të vitit 2017, konstatohet se, amendimi është i diskutueshëm përsa i përket anës proceduriale dhe përmbajtjes edhe në sa vijon:
- në mungesë të një analize mbi problematikat eventuale të pretenduara “që vijne si pasojë e zbatimit të ligjit në terren, kryesisht në lidhje me bashkëpunimin e qeverisjes vendore, komuniteteve dhe administratës së zonave të mbrojtura”.
- në mungesë të vlerësimit të ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe harmonizimit me legjislacionin në fuqi vendas e ndërkombëtar, gjë që do të ishte baza e argumentimit të interesit publik që amendimet sjellin;
- në mungesë të referencave të “dokumenteve ndërkombëtar formojnë detyrim për vendin që të rishikojë ligjin ekzistues”, siç pretendohet në Relacionin përkatës;
- në mungesë të vlerësimit të shkallës së përafrimit me acquis communautaire, gjë që do të ndihmonte për të kuptuar interesin publik afatgjatë, siç është integrimi Europian i vendit nga amendimet e kryera;
- në largimi nga “…qëllimi për një menaxhim efektiv dhe të pavarur të të gjitha zonave të mbrojtura ekzistuese dhe të atyre që do të shpallen…” të ligjit bazë, në përfshirjen e gjerë të pushtetit vendor me prerogativa të reja, shumë më të gjera se deri më sot ( sipas amendimeve, bashkitë njihen si institucione të menaxhimit të zonave të mbrojtura),
- Zgjerimi i paargmentuar me interesin publik, i llojeve të veprimtarive ekonomike që mund të kryhen në zonat e mbrojtura, duke konsideruar si të tilla “veprimtaritë e lejuara në bashkitë të cilat kanë në administrimin e tyre dhe territore të cilat shpallen apo janë shpallur zona të mbrojtura”, në emër të “…nevojës së përfshirjes së bashkive dhe popullatës vendase në procesin e menaxhimit të tyre”.
- Ofrimi i përcaktimeve ligjore të paqarta, që lënë shteg për interpretime subjektive si psh “…investimi në një zonë të caktuar është i një niveli të rëndësisë kombëtare…”; “…mundësisë së zhvillimit të veprimtarive ekonomike nga banorët e zonës.”; “…monumenti i natyrës nuk është në zonë të banuar nuk aplikohet përcaktimi i zonës së saj buferike"; “…lejuar përdorimin e tokës dhe kryerjen e aktiviteteve të cilat zbatojnë parimet e zhvillimit të qëndrueshëm me fokus zhvillimin ekonomik të zonës”, “…lejimin e ndërhyrjeve të lejuara urbane, rekreacionit apo industriale brënda zonës…”, etj.
- Nga përjashtimi i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, si dhe përcaktimi i rolit të ri të Komisionit Kombëtar të Territorit (që nuk ishte në ligjin bazë të vitit 2017), përmes të cilit zhvleresohen jo vetëm procedurat standarde ligjore të konsultimit publik dhe roli i shoqërisë civile në këtë proces, por edhe vetë qëllimi i shpallur për mbrojtjen e këtyre zonave si një pasuri kombëtare e rëndësishme për sot dhe për brezat që vijnë.
- Gjithashtu, evidenca e ofruar nga institucionet publike dëshmon qartësisht se amendimet e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, janë realizuar duke mos respektuar procedurën përkatëse të një konsultimi të rregullt publik.
Me këtë rast, shprehim bindjen se: vënia në jetë e këtij ligji të amenduar, mbart në vetvete rrezikun e cënimit të interesit publik, përmes transferimit në duart e investitorëve privatë të pjesëve të rëndësishme të zonave të mbrojtura, coptimin e mëtejshëm të tyre për motive thjesht ekonomike e të biznesit, por edhe dëmtime të pakthyeshme të tyre, gjë që na bën të gjithëve humbës në kohën tonë dhe përgjegjës përpara brezave që vijnë.
Në këto kushte, të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e zonave të mbrojtura, orgnizatat e shoqërisë civile shprehin vendosmërinë e tyre për të ndjekur hapat përkatëse për kontestimin ligjor dhe institucional të amendimeve të Shkurtit 2024, duke filluar së afermi me një takim informues me Presidentin e Republikës, me shpresë se do të ushtrojë të drejtën e vet Kushtetuese të veto-s kundrejt Kuvendit të Shqipërisë, si dhe duke vazhduar më tej me kundërshtimin e këtyre amendimeve në Gjykatën Kushtetuese të vendit, protestat publike si dhe me informimin e trupit diplomatik të BE dhe SHBA, të akredituar në Tiranë, rreth këtyre përpjekjeve si dhe të sensibilizimit të popullsise mbi dëmin që u kanoset pasurive të fundit publike që kanë mbetur pa u përvetësuar.
Po trokisni ne dere te gabuar.Ambasadat mund te bejne verejtje,por nuk kane fuqi ligjore t'a ndalojne,shembulli konkret,aeroporti i Vlores qe po ndertohet prane zonave te mbrojtura edhe pse per kete rast pati verejtje nga org.nderkombetare,jo nga ambasadat,prape Rama nuk terhiqet nga /istikami/.Sa per presidentin jo qe nuk besoj t'a kundershtoje,por ja dhe e nuk e firmosi dhe e riktheu ne kuvend;do t'i heqin nje boje e nje luster te re,do /t'a rishikojne/ e prape do te ruhet me pak ndyshime po ajo substance.Jo,mos humbni kohe me keto cikerima,hidheni ligjin gjyq,po te jete e nevojshme deri ne Strasburg sepse vetem /me dajak/marrin vesh keta!
PërgjigjuSikur te kishte me te vertete Shoqeri Civile apo Sindikata ky vend do ishte shum perpara,keto jane rembythje te mbushura me militante e te financuara nga partite.
Përgjigju