IdentiTek

Sociale

IdentiTek: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor! Do të kryhen inventarët vjetor

27 Dhjetor 2024, 14:48| Përditesimi: 27 Dhjetor 2024, 14:50

  • Share

Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime për shtetasit. 

Ky proces do të pezullohet vetëm për këtë datë, për shkak se do të kryhen inventarët vjetore në të gjitha zyrat e "IdentiTek". 

Shoqëria bën me dije se do të bëhet shpërndarja e dokumenteve të prodhuara, në intervalin kohor 08:00 - 10:00 të mëngjesit.

Punonjësit e zyrave të IdentiTek më pas do të angazhohen në realizimin e inventarit fizik dhe elektronik të dokumenteve.

Njoftimi ka për qëllim të orientojë shtetasit që mund të kenë urgjenca aplikimi, të mos presin ditën e fundit të vitit për të aplikuar.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?